Program i financuar bursash në Francë

 

Instituti Grenoble i Teknologjisë (Grenoble INP) është një sistem teknologjik universitar i Francës i përbërë nga gjashtë shkolla inxhinierike.

Fondacioni i Institutit të Teknologjisë Grenoble mbështet një program bursash për studentët ndërkombëtarë që dëshirojnë të ndjekin një program ndërkombëtar në Grenoble INP. Ju mund të aplikoni për këtë bursë vetëm pasi të keni aplikuar për programin e masterit ndërkombëtar.

Bursa

Kjo bursë mund të jetë deri në 5000 euro për semestër, për një kohëzgjatje maksimale prej 2 semestrash.

Kriteret

Aplikanti duhet të jetë nën 28 vjeç.

Studentët mund të aplikojnë për këtë bursë vetëm pasi të kenë aplikuar për një program  në masterat ndërkombëtarë (lista e tyre gjendet në këtë LINK)

Për nivelet e studimit:

Master: Diploma Bachelor ose ekuivalent. Gjithsesi, pranime direkte në vitin ne dytë janë të mundshme. Postmaster: Aplikantët duhet të kenë përfunduar një minimum prej 5 vitesh në universitet.

Programet jepen në Anglisht: Aplikantët që nuk e kanë gjuhë amëtare Anglishten, duhet të ofrojnë një çertifikatë zyrtare (TOEFL, TOEIC, …).

E folura frengjisht nuk kërkohet, gjithsesi rekomandohet të merrni disa mësime fillestare para se të nisni studimet në Francë.

Afati i aplikimit: 28 shkurt 2018

Për më shumë informacione, klikoni në faqen zyrtare në këtë LINK

Leave a Comment