Program Burse Erasmus Mundus EUROWEB+

Afati: 24 Gusht 2015
E vlefshme për: Vendet partnere të projektit EUROWEB+ nga Ballkani Perëndimor (Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal i Zi dhe Serbi) dhe vendet partnere nga BE (Bullgari, Kroacia, Finlandë, Gjermani, Itali, Romani, Spanjë, Suedi dhe Hollanda)
Bursa: E plotë
Përshkrimi

EUROWEB+  është një program burse për studentë të diplomuar në bachelor, master, doktoraturë dhe post-doktoraturë, gjithashtu për staf nga universiteti në pozicione akademike ose administrative, financuar nga Komisioni Evropian dhe një vazhdim i projektit të mëparshëm EUROWEB.

Është e hapur për shtetasit e zgjedhur në vendet e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor të cilët duan të studiojnë ose punojnë në një nga institucionet partnere.

Objektivi i përgjithshëm i projektit EUROWEB + është të krijojë një partneritet në kërkim dhe edukim që do të forcojë lidhjet mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

 Pranimet

  • Bursat e EUROWEB janë të synuara për target grupet në një rajon gjeografik specifik në Ballkanin Perëndimor të quajtur Lot 11;
  • Vendet partnere të EUROWEB nga Ballkani Perëndimor janë: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia;
  • Vendet partnere të EUROWEB nga BE janë: Bullgaria, Kroacia, Finlanda, Gjermania, Italia, Rumania, Spanja, Suedia dhe Hollanda.

Ju lutemi shihni kriteret e përgjithshme dhe specifike , gjithashtu institucionet partnere të përfshira në projekt .

Bursa

Bursa EUROWEB mbulon:

  1. Kostot e udhëtimit dhe vizës duke përfshirë një biletë avioni nga shtëpia në Universitetin pritës;
  2. Një kompesim mujor për jetesën e përditshme;
  3. Sigurim i përgjithshëm – shëndet, udhëtime, aksidente;
  4. Tarifat e shkollimit deri në EUR 3000 për 10 muaj, paguar në institucionin pritës.

Më shumë informacion mund të gjeni këtu.

Si të aplikoni?

Ju mund të aplikoni për bursën EUROWEB+ vetëm nëpërmjet sistemit online të aplikimit  EUROWEB+. Gjithashtu mund të shkarkoni Manualin për Aplikantët. Para se të bëni aplikimin në internet, siguroheni që keni kryer këto veprime:

  1. Lexoni të gjithë informacionin në faqen e internetit.

Identifikoni cilit target grup i përkisni. Në veçanti, lexoni  Applicant Information;

  1. Shfletoni faqet e internetit të institucioneve partnere të EUROWEB.

Vendosni se cilat institucione dhe program / kurs / aktivitet doni të aplikoni. Nëse nuk e gjeni ofertën akademike për të cilën jeni të interesuar, ju lutem kontaktoni personin e institucionit pritës, shih Institucionet Partnere;

  1. Përgatitja e dokumentacionit përkatës.

Kontrolloni listën e dokumenteve të kërkuara për llojin tuaj të mobilitetit;

  1. Filloni procesin e aplikimit tuaj

Aplikimi është një proces me dy hapa: së pari ju duhet të regjistroheni me një llogari në sistemin online, më pas ju regjistroheni aplikimin tuaj dhe ngarkoni dokumentet e kërkuara

 

Për më shumë informacione vizitoni faqen zyrtare.

 

Leave a Comment