Program aftësimi për shkrimtarët e rinj

Afati i aplikimit: 31 Maj 2017

PROGRAMI
Cila është shoqëria e shkrimtarëve kasahorow?
Ky është  një program katër-mujor për shkrimtarët. Programi përfshin aftësimin personal të aftësive të shkrimit dhe udhëzime për të planifikuar, shkruar dhe publikuar libra. Përmes udhëzimeve online, miqtë zgjedhin një subjekt, bëjnë hulumtimin e tyre, shkruajnë dhe publikojnë për tregun global.
Gjatë 4 muajve, personat e pranuar paraqesin 6-7 detyra online, dhe marrin pjesë në thirrjet  me kolegët dhe stafin kasahorow.

Kush mund të aplikojë?
Kasahorow kërkon aplikime nga shkrimtarët dhe shkrimtarët potencialë nga kudo në botë. Aplikantët mund të jenë qytetarë të çdo vendi.

Si aplikues i interesuar, ju duhet të:
Jeni të motivuar të shkruani dhe publikoni libra për një audiencë që është e re në një gjuhë.
Jeni të ngazëllyer për të marrë pjesë në një program 4 mujor të shkrimit, dhe
Jeni të gatshëm dhe të përkushtuar për të bërë punën e nevojshme për të marrë librin tuaj të shkruar dhe të botuar.
Jeni të interesuar të punoni me kasahorow për të përkthyer librin tuaj në gjuhët afrikane për të arritur një audiencë më të gjerë dhe për të përparuar misionin kasahorow për modernizimin e gjuhëve afrikane.

Aftësi  në gjuhën angleze
E gjithë Fellowship-i i shkrimtarëve të Kasahorow kryhet në gjuhën angleze. Për këtë arsye, kërkohet nga ju që të jeni të aftë në gjuhën angleze për të marrë pjesë në program.

PROCESI I APLIKIMIT
Si mund të aplikoni?
Për t’u marrë parasysh për programin, lutemi plotësoni aplikimin këtu

Për më shumë infomacion klikoni këtu

Share This:

Leave a Comment