Praktikë verore e paguar në Universitetin e Harvardit

Përshkrimi
Janë hapur aplikimet për praktikë verore në Qendrën Berkman për Internetin dhe Shkoqërinë, e vendosur në Universitetin prestigjoz të Harvardit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Praktikantët në internshipin veror marrin pjesë në leksione të veçanta në Qendrën Berkman, angazhohen në eksperienca komunitare, diskutojnë me njëri-tjetrin dhe marrin pjesë në eventet e Qendrës.
Afati i aplikimit: 12 Shkurt, 2016
Kriteret:
Praktika është e vlefshme për:
- Studentë të regjistruar në të gjithë llojet e disiplinat .
- Studentë të niveleve të ndryshe akademike, duke përfshirë programet Bachelor, Master dhe Doktoraturë
- Student ndërkombëtarë, gjithashtu ata që studiojnë në Amerikë, ose rezidentë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Mbështetja financiare
Praktikantët paguhen 11.50 $ një orë, me përjashtim të mundësive të caktuara për studentët e juridikut të cilët marrin fonde verore të interesit publik nga aplikimeve të suksesshme të veçanta.
Nuk ka të tjera përfitime monetare dhe praktikantët duhet të paguajnë vetë shprenzimet e jetesës, sigurimet dhe transportin.
Si të aplikoni
Aplikimi duhet të bëhet përmes faqes zyrtare dhe janë të nevojshme dokumentet e mëposhtme:
- Një letër motivimi
- Një CV
- Informacione kontakti të dy referencave
- Një shembull shkrimi ligjor (për studentët e juridikut)
Për më shumë informacione lidhur me procedurat e aplikimit, të cilat janë ndryshe për studentët e juridikut dhe studentët e fushave të tjera, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare të Qendrës Berkam të Universitetit të Harvardit.
Nëse keni pyetje lidhur me praktikën në fjalë, ju lutemi dërgoni një email në këtë adrese: rtabasky@cyber.law.harvard.edu.