Praktikë pune në European Western Balkans

Një praktikë në European Western Balkans mund t’ju ndihmojë për të përmirësuar njohuritë tuaja të fituara gjatë studimeve tuaja. European Western Balkans është në kërkim për akademikët e rinj të cilët janë të regjistruar në vitin e fundit të studimeve universitare (minimumi) dhe të diplomuarit kohët e fundit që janë të interesuar në procesin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
European Western Balkans është kryesisht në kërkim për studentët ose të diplomuarit e shkencave shoqërore (Shkenca Politike, juridik, ekonomi, studime të sigurisë, etj), por inkurajohen edhe studentët e disiplinave të tjera për të aplikuar. Është e rëndësishme për kandidatët të posedojnë njohuri themelore të agjendës së zgjerimit të BE, të jenë shtetas të Shqipërisë, Maqedonisë apo Serbisë, dhe të kenë dëshirën për të fituar aftësi dhe përvoja të reja. Kandidatët duhet të kenë rrjedhshmëri në anglisht, në të shkruar dhe të folur.
Në këtë moment European Western Balkans nuk është në gjendje të ofrojë kompensim financiar për praktikën.
Nëse jeni të interesuar për të aplikuar, ju lutemi dërgoni Curriculum Vitae tuaj dhe Letrën e motivimit për internship@europeanwesternbalkans.com deri më 1 tetor 2015 23:59 CET.
Për më shumë informacione, klikoni në këtë LINK.