Praktikë pune e paguar në Komisionin Evropian

Komisioni Evropian ofron një praktikë 5-mujore të paguar, që fillon në 1 Mars ose në 1 Tetor 2018.
Përfituesit do të marrin një pagë mujore prej 1,176.83 € dhe rimbursimin e shpenzimeve të udhëtimit, sigurimin shëndetësor etj.
 Nëse ju jeni një nga kandidatët e zgjedhur ju do të keni mundësinë të keni eksperiencë në mjedis ndërkombëtar dhe shumëkulturor. Ky mund të jetë një hap i rëndësishëm për karrierën tuaj të mëtejshme.
Janë 1300 vende të lira për gjithë Evropën.
Aplikimi është i hapur deri në datë 31 Janar 2018.

Kriteret

Një program praktike është e hapur për të diplomuarit nga e gjithë bota të cilët kanë:

  • Një diplomë studimesh të paktën tre vjeçare (minimum një Bachelor);
  • Njohuri shumë të mira të Anglishtes ose Frengjishtes ose Gjermanishtes (Niveli C1/C2 në përputhje me Kuadrin Europian të Referencave për Gjuhët);
  • Njohuri shumë të mira të një gjuhe të dytë zyrtare të BE-së (kërkohet për kandidatët që vijnë nga vendet e BE-së)
Për të tjera informacione, klikoni në këtë LINK

Share This:

Leave a Comment