Praktikë pune e paguar në Bruksel

Përshkrimi

Shoqata Evropiane e Shtëpive Historike është organizatë me bazë në Bruksel e shtëpive historike dhe kopshteve në pronësi private. Anëtarësimi i saj përbëhet nga 22 shoqata kombëtare, që përfaqësojnë jo më pak se 50,000 shtëpi historike private.

Shoqata është duke kërkuar një praktikant, për një periudhë kohe minimumi 6 muaj, duke filluar që nga 7 Dhjetor 2015. Praktikanti ka përgjegjësitë e mëposhtme:

  • Organizimi eventi, duke përfshirë një program vizitash në shtëpitë historike në Austri;
  • Detyra administriative dhe sekretarie;
  • Kontakte dhe koordinim me organizata anëtare nga Evropa;
  • Monitorim të legjislacionit të BE-së për sa i përket çështjeve të organizatës;
  • Asistim në koordinimin e fushatave lobuese;
  • Mirëmbajë dhe zhvillojë faqen e internetit dhe median sociale;
  • Të shkruajë raportet, newsletter, artikuj;
  • Të marrë pjesë dhe raportojë takimet dhe konferencat e jashtme.

Afati i aplikimit: 13 Nëntor 2015
Kush mund të aplikojë?

Aplikantët me një diplomë në Çështje Evropiane, Shkenca Politike, Histori dhe Trashëgimi Kulturore me njohuri të shkëlqyera në Anglisht dhe Frengjisht
Pagesa:  400 EURO

Kriteret

Të gjithë kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  • Zotërojnë njohuri të Anglishtes dhe Frengjishtes, në të folur dhe shkruar;
  • Një njohuri e mirë e Gjermanishtes është gjithashtu e kërkuar;
  • Diplomë në Çështjet Evropiane, Shkenca Politike, Histori dhe Trashëgimi Kulturore;
  • Njohuri të mira dhe interes në trashëgiminë kulturore, politikën Evropiane dhe rolit të grupeve të interesit;
  • Njohuri të mira komunikimi;
  • Të organizuar, të motivuar;
  • Aftësi për të punuar në ekip multi-kulturor.

Pagesa

Për këtë pozicion praktike, ofrohet një pagesë financiare prej 400 Euro.

si të aplikoni?

Afati i aplikimit është 13 Nëntori 2015. Për të aplikuar, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe  një letër motivimi në adresë të Delphine Dupeux d.dupeux@europeanhistorichouses.eu.

Ju lutemi vini re që një listë e shkurtër kandidatësh do të kontaktohen për intervista.

Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare.

 

Leave a Comment