Praktikë pune e paguar në Belgjikë

Afati i aplikimit: 5 Tetor 2015

Kush mund të aplikojë?

Aplikantët duhet të kenë përfunduar një Bachelor dhe të paktën një vit punë në përvoja relevante, preferohet media sociale

Pagesa: Do të specifikohet gjatë procesit të aplikimit

Përshkrimi

Aleanca e Shëndetit dhe Mjedisit (HEAL) po kërkon një praktikant dinamik, të motivuar dhe të ndërgjegjshëm për të ndihmuar në përmirësimin e prezencës së HEAL në mediat sociale. Objektivi është që të bëjë ngrejë problematika, të bëjë kërkime, dhe tregojë histori suksesi për shëndetin dhe mjedisin.

Intern do të punojë ngusht me ekipin e komunikimit për të rritur praninë dhe angazhimin si pjesë e një strategjie më të gjerë të avokimit për të identifikuar  ndikuesit kyç në çështjet e shëndetit dhe mjedisit, dhe për të mobilizuar publikun.

Roli në fjalë do të përfshijë mbështetje për zhvillimin e një strategjie të fortë për median sociale, si një nga çështjet e rëndësishme që është duke u trajtuar në kuadër të institucioneve evropiane. Praktikanti do të fillojë punën në javën që fillon më 19 tetor 2015 deri në korrik 2016. Pozita e punës është e vendosur në Bruksel. Përgjegjësitë e praktikantit, që do të ketë titullin “Asistent i mediave sociale”, janë:

  • Forcimi dhe zbatimi i një plani për median social në fushata dhe avokim;
  • Të krijojë një përmbajtje vizuae, si për shembull info-grafike, për përdorim në median sociale dhe në faqen e internetit të HEAL;
  • Monitorojë bisedat, trendet e mediave sociale dhe të ndërtojë marrëdhënie me ndikuesit kyç dhe  audience për të forcojë strategjinë e Komunikimit të HEAL dhe të identifikojë mundësitë kyçe;
  • Të analizojë dhe raportojë në impaktin e aktiviteteve në mediat sociale për të maksimizuar aktivitetet e së ardhmes dhe të përcaktojë objektiva;

Kriteret

Të gjithë kandidatët duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme:

  • Të paktën një vit eksperiencë në fusha të ngjashme, e preferuar për Media sociale
  • Të ketë përfunduar programin studimor Bachelor, preferuar në komunikime, dizanj grafik ose fusha të ngjashme;
  • Të tregojë mirëkuptim dhe njohuri për platformat ekzistuese të mediave sociale;
  • Eksperiencë në krijim përmbajtjes vizuale për të mbështetur aktivitetet në mediat sociale-kërkohet eksperiencë në programe të dizanjit grafik dhe/ose photoshop;
  • Njohuri të shkëlyera në Anglisht;
  • Njohuri të shkëlqyera komunikimi dhe shkrimi;
  • Të aftë për të ndërmarrë iniciativa, të punonjë në mënyrë të pavarur por gjithashtu për të bashkëpunuar në ekip

Pagesa

HEAL është duke ofruar një kontratë praktike belge (kohë të plotë, e paguar). Pagesa e saktë do të specifikohet gjatë procesit të aplikimit.

Si të aplikoni?

Afati i fundit për aplikim është 5 tetor 2015. Për të aplikuar, ju lutemi dërgoni një letër motivimi dhe CV-në tuaj në anglisht. Duke pasur parasysh natyrën e këtij roli, ju lutem jepni një shembull të një aktiviteti të suksesshëm në media sociale në të cilën ju keni qenë i/e përfshirë (ju lutemi përshkruajeni atë në jo më shumë se 200 fjalë dhe bashkëngjisni një link).

Ju lutemi, në e-malin e aplikimit vendosni këtë subjekt “Application Social Media Intern”, dhe dërgojeni në lucy@env-health.org. Vetëm aplikantët e suksesshëm do të kontaktohen.

Për më shumë informacione, klikoni në faqen zyrtare në këtë LINK.

 

Leave a Comment