Praktikë pranë Ministrisë së Drejtësisë

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, shpall thirrjen e katërt për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës në Administratën Shtetërore dhe Institucionet e tjera, Publike e Jopublike.

Në këtë program ftohen të aplikojnë të rinj profesionistë nga mosha 21 deri 26 vjeç, të cilët kanë përfunduar minimalisht ciklin e parë të studimeve ‘Bachelor’.

Pra, nëse jeni duke studiuar apo keni përfunduar studimet e ciklit të dytë, në një nga profilet studimore të lartpërmendura, jeni të mirëpritur të aplikoni. Kandidatët duhet të tregojnë interes në punën e sektorit të përzgjedhur dhe të kenë aftësi shumë të mira analitike e komunikimi.

Kujdes: duhet të keni përfunduar minimalisht studimet e ciklit të parë ‘Bachelor’!

Fazat e Programit

Faza e parë e këtij Programi, që përkon me periudhën e praktikës, do të zgjasë tre muaj dhe është pa pagesë.

Faza e dytë ju ofron mundësinë për të fituar kontratën një – vjecare të punës, bazuar në performancën individuale dhe kërkesat e vetë institucioneve të administratës qendrore publike.

Fituesit do të lajmërohen nëpërmjet adresës elektronike nga institucionet përkatëse.

Ministria e Drejtësisë, kërkon 20 praktikantë, të cilët duhet të jenë të profilit:

  • 14 Juristë
  • 2 Financë
  • 1 Ekonomist
  • 3 Histori/arkivistikë

Institucionet e varësisë kërkojnë praktikantë si në vijim:

  • Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve Tiranë, kërkon 15 praktikantë, të cilët duhet të jenë të profilit “Drejtësi” dhe “Shkenca Sociale”.
  • Komiteti Shqiptar i Birësimeve Tiranë, kërkon 2 praktikantë, të cilët duhet të jenë të profilit “Shkenca Sociale” dhe “Shkenca Juridike”.
  • Qendra e Botimeve, Tiranë, kërkon 4 praktikantë, të profilit “Juridik” dhe “Marketing”.
  • Instituti i Mjekësisë, Tiranë, kërkon 3 praktikantë, të cilët do të jenë në profilin “Shkenca Juridike” dhe “Shkenca Sociale”.
  • Agjencia e Trajtimit të Pronave, Tiranë, kërkon 10 praktikantë, të cilët do të jenë në profilin studimor: Juristë, Inxhinierë (Inxhinierë/Arkitekt/Topograf/Gjeodet)
  • Aluizni, Tiranë, 3 praktikantë, të cilët do të jenë në profilin “gjeodezi”, “arkitekturë” dhe “inxhinieri”.
  • Aluizni, Durrës, 2 prantikantë, të cilët do të jenë në profilin “gjeodezi”, “arkitekturë/inxhinier ndërtimi”.
  • Aluizni, Elbasan, 2 praktikanë, të cilët do të jenë në profilin “gjeodezi”, “arkitekturë/ inxhinier ndërtimi”.
  • Aluizni, Shkodër, 1 praktikant, i cili do të jetë në profilin  “gjeodezi”, “arkitekturë/inxhinier ndërtimi”.
  • Aluizni, Vlorë, 1 praktikant, i cili do të jetë në profilin  “gjeodezi”, “arkitekturë/inxhinier ndërtimi”.
  • Aluizni, Lezhë, 1 praktikant, i cili do të jetë në profilin  “gjeodezi”, “arkitekturë/inxhinier ndërtimi”.
  • Shërbimi Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror (Zyra Përmbarimore Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Shkodër)  kërkon 7 praktikantë gjithsej në profilin “Jurist” dhe “Shkenca Juridike”.
  • Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës, Tiranë, kërkon 3 praktikantë, të cilët do të jenë në profilin “Shkenca Juridike” dhe “Shkenca Ekonomike”.
  • Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Tiranë, kërkon 5 praktikantë, të cilët do të jenë në profilin “Inxhinieri Ndërtimi”.

Nëse keni përfunduar studime të ciklit të parë, (bachelor), jeni duke studiuar apo keni përfunduar studime të ciklit të dytë në një nga profilet studimore të lart përmendura, jeni të mirëpritur të aplikoni.



Leave a Comment