Praktikë nga UNICEF në Firence, Itali

UNICEF po pranon aplikime për praktikë në Zyrën e Kërkimit – Innocenti, në Firence, Itali. Zyra e Kërkimit e UNICEF-it – Innocenti kërkon dy praktikantë për gjashtë muaj nga data 3 shtator 2018 deri më 1 mars 2019.

Praktika do të zhvillohet në  Njësinë e Arsimit të Zyrës së Kërkimit të UNICEF – Innocenti, me seli në Firence. Kjo praktikë parashikon një pagë mujore prej 1,000 dollarë për të mbuluar shpenzimet e jetesës.

Kriteret:

  • Të jeni të regjistruar në universitet,të jeni të diplomuar ose të jeni pjesë e  një programi doktorature ose të jeni diplomuar brenda dy viteve të fundit;
  • Të keni aftësi që të flisni dhe shkruani të paktën një nga gjuhët e punë së UNICEF: anglisht, frengjisht ose spanjisht;
  • Të keni arritje të shkëlqyera akademike sipas të dhënave në universitet ose institucioneve të tjera;
  • Aplikuesit nuk duhet të kenë të afërm (p.sh., babain, nënën, vëllain, motrën) që punojnë në ndonjë zyrë të UNICEF-it ose të afërm të tjerë,përndryshe aplikanti duhet që ta raportojë. Eksperienca e mëparshme do të ishte një avantazh.

Studentë nga e gjithë bota kanë të drejtë të aplikojnë për këtë program praktike.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Si të aplikoni?

Ju lutemi dërgoni një email ku të bashkëngjisni CV-në tuaj personale dhe një letër motivimi ku të përshkruani interesat dhe profesionin tuaj në adresën:  drichardson-at-unicef.org and jdariol-at-unicef.org.

Afati i aplikimit është 20 Korrik 2018.

Për më shumë informacione klikoni në këtë LINK .

Leave a Comment