Praktikë nga UNICEF në Bruksel

Programi i praktikës nga UNICEF do të zgjasë nga 1 shtatori 2018 deri më 1 shkurt 2019.

Praktikanti do të jetë anëtar i ekipit të Seksionit të Advokimit dhe Politikës në zyrën e UNICEF-it në Bruksel, duke mbrojtur të drejtat e fëmijëve në të gjitha politikat e BE-së .

Ofruesi i praktikës: Qendra Rajonale e Informacionit të Kombeve të Bashkuara për Evropën Perëndimore (UNRIC Bruksel)

Kriteret: Programi i praktikës nga UNICEF-i u ofron studentë të kualifikuar mundësinë unike për të fituar përvojë në mënyrë të drejtpërdrejtë me UNICEF dhe sistemin e Kombeve të Bashkuara nën mbikëqyrjen e stafit me eksperiencë të UNICEF.

Për t’u pranuar ju duhet :

– Të jeni duke punuar në përfundimin e një niveli universitar të parë ose master në shkencat politike, marrëdhënie ndërkombëtare, komunikim, marrëdhënie me publikun ose në një fushë të ngjashme.

-Të keni aftësi të dëshmuara për të përmbledhur informacionin dhe për ta komunikuar atë thjeshtë dhe në mënyrë efektive; aftësi të shkëlqyera analitike dhe shkrimi.

-Të keni përvojë dhe interes në advokim, politikë dhe media.

– Të jeni të interesuar në çështjet ndërkombëtare dhe evropiane, dhe në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve..
– Të njohë mënyrën e funksionimit të Institucioneve të BE-së

– Të keni aftësinë për të folur dhe shkruar gjuhën angleze. Aftësia për të folur edhe gjuhën frënge ose një nga gjuhët e Bashkimit Evropian do të ishte avantazh.

-Të keni aftësi në përdorimin e sistemeve kompjuterike të zyrës (Word, Excel, PowerPoint) dhe hulumtimin në internet.

Studentë nga e gjithë bota mund të aplikojnë.

UNICEF do u japë praktikantëve një pagë mujore prej 350 euro në muaj. UNICEF nuk do të mbulojë kostot e vizës.

Si të aplikoni?

Nëse jeni të interesuar për praktikën që ofron UNICEF ju lutemi dërgoni aplikim i cili duhet të përfshijë:

  1. Letër motivimi (vetëm 1 faqe) ,dërgojeni në adresën ecaron-at-unicef.org:
  2. Curriculum Vitae (vetëm 2 faqe)
  3. Shembull shkrimi(Ese / ekstrakt) (maksimalisht 1000 fjalë në anglisht)

Afati i aplikimit: 17 korrik 2018.

Për më shumë informacione, ju lutemi klikoni në këtë LINK.

 

 

Leave a Comment