Praktikë në Parlamentin Evropian

Parlamenti Europian u ofron të rinjve që kanë një certifikatë të përfundimit të shkollës së mesme para afatit të fundit për aplikime, që korrespondon me nivelin e kërkuar të hyrjes në universitet ose që kanë përfunduar një kurs më të lartë teknik të një niveli të barazvlefshëm, të marrin pjesë në programin e praktikës. Prioritet u jepet të rinjve të cilët janë të detyruar që ta kryejnë praktikën e plotë si pjesë e studimeve të tyre, me kusht që ata të kenë mbushur moshën 18 vjeç në datën e fillimit të praktikës.
Sesionet e praktikës jepen për periudha një deri në katër muaj, por kjo mund të ndryshojë.
Kriteret:
- të jeni një shtetas i një shteti anëtar i Bashkimit Europian, ose i një vendi aplikues për pranimin në BE;
- të jeni 18 vjeç ose më shumë në datën e fillimit të praktikës;
- të keni njohuri shumë të mira të një prej gjuhëve zyrtare të BE-së;
- nuk keni qenë pjesëmarrës i mëparshëm i praktikave (të paguara ose të papaguara) ose të keni qenë punonjës me pagë për më shumë se 4 javë rresht duke u paguar nga buxheti i Bashkimit Europian
Janë në dispozicion 3 afate kohore për një vit.
- Praktikat jo të detyrueshme:
Datat e nisjes dhe afatet për praktikat jo të detyrueshme:
Periudha e aplikimit: 1 gusht – 1 tetor
Fillimi i praktikës (maksimumi 4 muaj): 1 janar
Periudha e aplikimit: 1 Dhjetor – 1 Shkurt
Fillimi i praktikës (maksimumi 4 muaj): 1 maj
Periudha e aplikimit: 1 Prill – 1 Qershor
Fillimi i praktikës (maksimumi 4 muaj): 1 shtator
- Praktikat e detyrueshme:
Parlamenti mund të pranojë aplikantët, të cilët plotësojnë kriteret e përgjithshme të pranimit dhe për të cilat praktika është një kërkesë e detyrueshme:
- Të jetë pjesë e një kursi studimi në një universitet ose në një institucion arsimor të një standardi të njëjtë,
- Të ketë një formim profesional të nivelit të lartë të organizuar nga një organizatë jofitimprurës (sidomos institutet apo organizatat publike)
- Të ketë një profesion,
- Të dorëzojë dokumentet mbështetëse nga organi që i jep mundësinë të marrë jetë pjesë e ketij profesioni
Datat e fillimit dhe afatet për pranimin e aplikimeve për praktikën e detyrueshme:
Afati i fundit për pranimin e aplikimeve: 1 tetor
Fillimi i praktikës: Midis 1 Janarit dhe 30 Prillit
Afati i fundit për pranimin e aplikimeve: 1 shkurt
Fillimi i praktikës: Midis 1 majit dhe 31 gushtit
Afati i fundit për pranimin e aplikimeve: 1 qershor
Fillimi i praktikës: Midis 1 Shtatorit dhe 31 Dhjetorit
Për më shumë informacione klikoni KËTU.