Praktikë në Ministrinë e Jashtme

Njoftim nga Ministria e Punëve të Jashtme

Ministria e Punëve të Jashtme, kërkon të rekrutojë praktikantë për periudhën 1 tetor – 31 dhjetor 2015.

Për të aplikuar: Shkarkoni formularin në lidhjen e mëposhtme dhe dërgojeni në adresën e emailit interns@mfa.gov.al brenda datës 25 shtator 2015.

http://www.punetejashtme.gov.al/…/Formular_aplikimi_per_pra…

Aktivitetet e parashikuara:

Praktikantët pranë MPJ-së do të ndihmojnë me punë kërkimore dhe mbështetëse në një nga Drejtoritë e mëposhtme:

· Drejtoria e Organizatave Ndërkombëtare;
· Drejtoria e BE-së;
· Drejtoria e Traktateve dhe së Drejtës Ndërkombëtare;
· Drejtoria e Çështjeve Konsullore dhe Diasporës;
· Drejtoria e Çështjeve Juridike dhe Shërbimeve
Mbështetëse;
. Drejtoria e Diplomacisë Publike, Partneriteteve dhe
Diasporës;
· Drejtoria e Arkivit dhe Dokumentacionit;
· Drejtoria e Rajonit dhe Vendeve Fqinje.
. Drejtoria e Azisë, Afrikës, Amerikave dhe Paqësorit

Praktika pranë MPJ-së është pa pagesë. MPJ ofron të ndihmojë praktikantët me dokumentet e nevojshme që vërtetojnë periudhën e praktikës, detyrat e ngarkuara, si dhe një vlerësim në fund të praktikës.

Leave a Comment