Praktikë në Ministrinë e Jashtme

Ministria e Punëve të Jashtme kërkon 30 praktikantë të profilit studimor:
- Shkenca Politike
- Drejtësi
- Histori
- Informatikë
Nëse keni përfunduar studimet e ciklit të parë, (bachelor), jeni duke studiuar apo keni përfunduar studimet e ciklit të dytë në një nga profilet studimore të lartpërmendura, jeni të mirëpritur të aplikoni para datës 1 Qershor 2016.
Rreth programit
Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, shpall thirrjen e dytë për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës në Administratën Shtetërore dhe Institucionet e tjera, Publike.
Në këtë program ftohen të aplikojnë të të rinj profesionistë nga mosha 21 deri 26 vjeç, nga Shqipëria dhe Diaspora, të cilët kanë mbaruar minimalisht ciklin e parë të studimeve bachelor.
Nëse jeni duke studiuar apo keni përfunduar studimet e ciklit të parë në një nga profilet studimore të lart përmendura, jeni të mirëpritur të aplikoni. Kandidatët duhet të tregojnë interes në punën e sektorit publik dhe të kenë aftësi shumë të mira analitike dhe komunikimi
Kujdes: duhet të keni përfunduar minimalisht studimet e ciklit të parë ‘Bachelor’.
Ky program do të zgjasë 3 muaj dhe është pa pagesë.
Fituesit do të lajmërohen nëpërmjet adresës elektronike nga institucionet përkatëse.
Vëmendje: do të lajmërohen vetëm fituesit.
Për të aplikuar, ju lutemi klikoni në këtë LINK
Për të tjera detaje,lidhur me Programin e Praktikës, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare duke klikuar në këtë LINK