Praktikë në Ministrinë e Jashtme

Ministria e Punëve të Jashtme kërkon të rekrutojë praktikantë për periudhën 1 shkurt-31 maj 2016.
Aktivitetet e parashikuara
Praktikantët pranë MPJ do të ndihmojnë me punë kërkimore dhe mbështetëse në një nga Drejtoritë e mëposhtme:
- Drejtoria e Rajonit dhe Vendeve Fqinje
- Drejtoria e Amerikës, Paqësorit, Azisë dhe Afrikës;
- Drejtoria e Politikave të Sigurisë;
- Drejtoria e BE-së;
- Drejtoria e Evropës dhe Azisë Qendrore;
- Drejtoria e Traktateve dhe së Drejtës Ndërkombëtare;
- Drejtoria e Çështjeve Konsullore dhe Diasporës;
- Drejtoria e Diplomacisë Publike, Partneriteteve dhe Diasporës;
- Drejtoria e Ceshtjeve Juridike;
- Drejtoria e Arkivit dhe Dokumentacionit;
- Akademia Diplomatike
- Drejtoria e Protokollit të Shtetit;
- Drejtoria e Burimeve Njerëzore;
- Sekretaria Qendrore;
- Qendra e Ekselencës.
Praktika pranë MPJ-së është pa pagesë. MPJ ofron të ndihmojë praktikantët me dokumentet e nevojshme që vërtetojnë periudhën e praktikës, detyrat e ngarkuara, si dhe një vlerësim në fund të praktikës. Nëse periudha e praktikës njihet nga institucioni arsimor ku studioni apo jo, varet tërësisht nga ky institucion, por MPJ qëndron e gatshme t’ju ndihmojë për njohjen e kohës dhe punës suaj në shkëmbim të krediteve.
Përgjegjësitë:
- Mbështetje të Drejtorive me punë kërkimore, sipas nevojës.
- Ndjekje e zhvillimeve dhe përditësimeve të rëndësisshme nga agjencitë kryesore, organizata, industri, dhe burime të tjera, sipas fushës.
- Përgatitje, redaktim dhe botim i Buletinit Informativ dhe Newsletter-it.
- Redaktim dhe botim i Përditësimeve dhe Njoftimeve për Shtyp.
- Menaxhim i marrëdhënieve të MPJ-së me mediat sociale.
- Monitorim dhe ndihmë në menaxhimin e llogarisë Twitter @MinJashtme.
- Mbështetje administrative, sipas nevojës.
Kualifikimet e nevojshme:
- Interes në marrëdhënie ndërkombëtare, shkenca politike, të drejtë ndërkombëtare, biznes dhe marketing, shkenca komunikimi dhe IT etj.
- Interes dhe/ose përvojë komunikimi në mediat sociale.
- Njohje shumë e mirë e gjuhës shqipe dhe angleze; vlerësohen dhe njohuri të gjuhëve të huaja të tjera.
- Aftësi të mira analitike, të komunikimit verbal dhe të shkruarit.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për t’iu përgjigjur shpejt udhëzimeve.
- Aftësi për të kryer punë kërkimore, si në mbledhjen e materialit, ashtu dhe në shkrimin e raporteve.
- Vlerësohet përvoja me menaxhimin e faqeve të Internetit.
- I disponueshëm për të punuar të paktën 38 orë në javë për një periudhë 6 javore, ose 10 orë në javë për një periudhë 5 mujore, sipas nevojës së Drejtorisë përkatëse.
- Preferencë për studentë që kanë mbaruar dy vitet e para të studimeve universitare, ose që kanë përfunduar studimet universitare jo më larg se viti 2012.
Si të aplikoni:
Për të aplikuar, shkarkoni formularin e aplikimit dhe dërgojeni të plotësuar tek interns@mfa.gov.al brenda datës 25 janar 2016.