Praktikë në Ministrinë e Drejtësisë dhe institucionet e saj

Ministria e Drejtësisë kërkon 12 praktikantë, të profilit studimor:
- 10 Drejtësi
- 1 Inxhinieri Mekanike
- 1 Inxhinieri Informatike
Institucionet e varësisë të cilët kërkojnë praktikantë janë:
- Drejtoria e përgjithshme e Burgjeve (Drejtoria Qëndrore): kërkon 8 praktikantë: (4) Drejtësi, (1) Ekonomik, (1) Arkitekturë/ Inxhinieri Ndërtimi, (1) Akademi Rendi, (1) Shkenca Sociale.
- Drejtoritë rajonale Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) kërkojnë praktikantë përkatësisht në këto degë sipas kërkesave në qytetet:
- Tiranë, 11 praktikantë – (4) Drejtësi, (4) Shkenca Sociale, (1) Mjekësi, (1) Farmaci, (1) Stomatologji
- Durrës, 4 praktikantë – (1) Drejtësi, (1) Shkenca Sociale, (2) Mjekësi
- Rrogozhinë, 2 praktikantë – (1) Drejtësi, (1) Mjekësi
- Lezhë, 4 praktikantë – (1) Drejtësi, (1) Mjekësi, (1) Shkenca Sociale, (1) Ekonomik
- Fushë – Krujë, 1 praktikant – (1) Mjekësi
- Elbasan, 1 praktikant – (1) Shkenca Sociale
- Berat, 4 praktikantë – (1) Drejtësi, (1) Ekonomik, (1) Inxhinieri Ndërtimi/Elektromekanik, (1) Shkenca Sociale
- Burrel, 1 praktikant – (1) Mjekësi
- Peqin, 2 praktikantë – (1) Drejtësi, (1) Ekonomik
- Krujë, 1 praktikant – (1) Mjekësi
- Fier, 5 praktikantë – (4) Shkenca Sociale, (1) Juridik
- Lushnje, 2 praktikantë – (1) Drejtësi, (1) Shkenca Sociale.
- Avokatura e Përgjithshme e Shtetit (Nivel Qëndror), kërkon 5 praktikantë: (3) Drejtësi, (1) IT, (1) Ekonomik – Financë
- Zyrat Vendore të Avokaturës së Shtetit kërkojnë praktikantë përkatësisht në degën Drejtësi sipas kërkesave në qytetet:
- Tiranë (5)
- Durrës (2)
- Vlorë (2)
- Shkodër (1)
- Korçë (1)
- Gjirokastër (1)
- Komiteti i Birësimeve, kërkon 4 praktikantë: (2) Drejtësi, (2) Psikologji.
- Qendra e Botimeve Zyrtare, kërkon 3 praktikantë: (2) Gjuhë-Letërsi, (1) Drejtësi.
- Instituti i Mjekësisë Ligjore, kërkon 3 praktikantë: (3) Drejtësi.
- Drejtoria e Përgjithshme e Përmbarimit, kërkon 7 praktikantë: (5) Drejtësi, (2) Ekonomik.
- Zyra Qëndrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, kërkon 10 praktikantë: (3) Inxhinieri Ndërtimi, (3) Inxhinieri Informatike, (2) Drejtësi, (2) Ekonomik.
- Komisioni Shtetëror për Ndihmën Juridike, kërkon 2 praktikantë: (2) Drejtësi.
- Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, kërkon 8 praktikantë: (5) Drejtësi, (3) Hartograf.
- Shërbimi i Provës, kërkojnë praktikantë përkatësisht në degët Drejtësi, Sociologji, Psikologji, Punë Sociale sipas kërkesave në qytetet:
- Tiranë (5)
- Durrës (2)
- Shkodër (3)
- Lezhë (3)
- Kukës (1)
- Pukë (1)
- Burrel (1)
- Dibër (1)
- Kurbin (1)
- Kavajë (1)
- Lushnje (1)
- Fier (2)
- Berat (2)
- Vlorë (2)
- Sarandë (1)
- Gjirokastër (1)
- Përmet (1)
- Elbasan (2)
- Pogradec (1)
- Korçë (1)
- Tropojë (1)
- Krujë (1)
Nëse keni përfunduar studimet e ciklit të parë, (bachelor), jeni duke studiuar apo keni përfunduar studimet e ciklit të dytë në një nga profilet studimore të lartpërmendura, jeni të mirëpritur të aplikoni.
Rreth programit
Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, shpall thirrjen e dytë për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës në Administratën Shtetërore dhe Institucionet e tjera, Publike.
Në këtë program ftohen të aplikojnë të të rinj profesionistë nga mosha 21 deri 26 vjeç, nga Shqipëria dhe Diaspora, të cilët kanë mbaruar minimalisht ciklin e parë të studimeve bachelor.
Nëse jeni duke studiuar apo keni përfunduar studimet e ciklit të parë në një nga profilet studimore të lart përmendura, jeni të mirëpritur të aplikoni. Kandidatët duhet të tregojnë interes në punën e sektorit publik dhe të kenë aftësi shumë të mira analitike dhe komunikimi
Kujdes: duhet të keni përfunduar minimalisht studimet e ciklit të parë ‘Bachelor’.
Ky program do të zgjasë 3 muaj dhe është pa pagesë.
Fituesit do të lajmërohen nëpërmjet adresës elektronike nga institucionet përkatëse.
Vëmendje: do të lajmërohen vetëm fituesit.
Për të aplikuar, ju lutemi klikoni në këtë LINK
Për të tjera detaje,lidhur me Programin e Praktikës, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare duke klikuar në këtë LINK