Praktikë në Lëvizjen Europiane në Shqipëri

Jeni të interesuar të njiheni nga afër me sektorin e organizatave jo-qeveritare, të asistoni në zbatimin e projekteve, organizimin e konferencave e seminareve, menaxhimin e faqeve online, të angazhoheni në punë kërkimore e përgatitjen e publikimeve me fokus integrimin europian të Shqipërise dhe politikat europiane?
European Movement Albania hap Thirrjen për Praktikë për periudhën janar-mars 2016, duke iu ofruar një mundësi për hulumtim më të gjerë në fushën e procesit të Integrimit të vendit dhe politikave të BE-së. Krahas vënies në dispozicion të bibliotekës së EMA-s, e cila përmban një numër të konsiderueshëm publikimesh në fushën e studimeve europiane, praktikantët do të kenë mundësinë që të bëhen anëtarë të rrjetit të European Movement International. Kjo do të rrisë kontaktet dhe mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të karrierës së tyre profesionale. Në përfundim të praktikës, praktikantët do të pajisen me Çertifikatë dhe Vërtetim Praktike.
Të interesuarit që janë të paktën në vitin e tretë të studimeve universitare, zotërojnë njohuri të mira kompjuterike dhe të gjuhës angleze, janë të aftë të punojnë në grup dhe në mënyrë të pavararur, ftohen të aplikojnë, duke dërguar CV dhe Letër Motivimi në adresën info@em-al.org, para datës 11 janar!
Pas shqyrtimit të aplikimeve, do të njoftohen kandidatët e përzgjedhur për Intervistë.
Mirëpresim sugjerimet tuaja për ide që mund të kenë ndikim pozitiv në zhvillimin e kësaj eksperience!