Praktikë në Institutin Kombëtar Demokratik për Çështje Ndërkombëtare (NDI)

Instituti Kombëtar Demokratik për Çështje Ndërkombëtare (NDI) kërkon një praktikant, që të jetë i/e angazhuar me kohë të pjesshme në zyrën me qendër në Tiranë.

Ky është një pozicion i papaguar për periudhën shtator 2015 – Dhjetor 2015 me mundësi për një zgjatje praktike deri në 3 muaj. Praktikanti do të ndihmojë NDI-në me projektet dhe aktivitetet në vazhdim.

Aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara:

  • Përgjithësisht të ndjekë një program universitar ose pasuniversitar, apo të jetë diplomuar kohët e fundit; Programet relevante mund të përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në shkenca politike/ shoqërore, marrëdhënie ndërkombëtare, ligj, integrimi evropian apo fusha të ngjashme;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe kërkimi;
  • Të aftë për të vënë prioritete, caktojnë afate dhe punojnë me një ekip;
  • Të zotërojë gjuhën Angleze dhe shqipe shkëlqyeshëm;
  • Njohuri të shkëlqyera të paketës MS Office;
  • Entuziast për përdorimin e teknologjisë së re dhe medias sociale;
  •  etj

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një Letër Motivimi, CV dhe një letër reference (nga profesor, punëdhënës paraardhës, lider komuniteti) në adresën : epjetri@ndi.org

Afati për dorëzimin e dokumentave të kërkuara është 25 Gushti, 2015

Për të tjera informacione, klikoni në këtë LINK 

 

 

 

 

Leave a Comment