Praktikë në Institutin Demokratik Kombëtar (NDI)

Instituti Demokratik Kombëtar për Çështjet Ndërkombëtare  (NDI) është duke kërkuar një praktikant part-time për t’u angazhuar në zyrat bazë në Tiranë:

Ky është një pozicion i papaguar për periudhën Qershor 2016 – Shtator 2016 me mundësi për një zgjatje tre-mujore. Ky është një pozicion që kërkon angazhim me kohë të pjesshme dhe orët e punës janë subjekt i marrëveshjes me kandidatin e përzgjedhur. Praktikanti do të ndihmojë NDI-në për projektet dhe aktivitetet në vazhdim.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Kërkim dhe grumbullim materialesh për tema specifike;
  • Asistim duke ndihmuar ekipin e NDI Albania;
  • Pjesëmarrje në takime dhe seminare të organizuara nga NDI Albania dhe programe rajonale, informim të anëtarëve të ekipit gjatë pushimeve në evente;
  • Ofrim të suportit administrative për programin NDI Albania duke përshirë fotokopje, e-mail dhe/pse përgatitje eventesh;
  • Ofrim të përkthimeve për dokumenta/artikuj gazetash specifikë të nevojshëm nga Shqipja në Anglisht dhe anasjelltas.

Aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara:

  • Përgjithësisht kandidatët duhet të jenë duke ndjekur një program universitar, ose diplomuar së fundmi; degët e përshtatshme por jo të limituara janë shkenca politike/sociale, marrëdhënie ndërkombëtare, drejtësi, integrim Evropian dhe fusha të lidhura me to;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe kërkimi;
  • Të aftë për të vënë prioritet, për të përmbushur afate dhe punuar me një ekip;
  • Aftësi të shkëlqyera në shkrim e në folur në Anglisht dhe Shqip;
  • Njohuri të shkëlqyera të paketës MS Office;
  • Entuziastë rreth përdorimit të teknologjisë së re dhe mediave sociale;
  • Aftësi për iniciativa dhe advokim të mire;
  • Të tregojë njohuri në fushën politike dhe sociale në Shqipëri;
  • Njohuri të përdorimit të avancuar të mediave sociaole/ formularëve google/ vizualizim të dhënash do të jenë avantazh.

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një Letër Motivimi, CV dhe një letër reference (nga pedagogë ose punëdhënës të mëparshëm) në adresën epjetri@ndi.org.

Afati për aplikim është data 23 Maj 2016.

 

Leave a Comment