Praktikë në European Movement Albania

EMA (European Movement Albania) hap Thirrjen për Praktikën 3-mujore për periudhën tetor-dhjetor 2017, duke ju ofruar një mundësi për hulumtim më të gjerë në fushën e procesit të integrimit të vendit dhe politikave të BE-së.
Në përfundim të praktikës, mundësohet dhe pajisja me një Certifikatë dhe Vërtetim Praktike.

KUSH mund të aplikojë?
Të gjithë të rinjtë…
– që janë të paktën në vitin e tretë të studimeve universitare me fokus (drejtësi, shkenca sociale dhe ekonomike, gazetari dhe të tjera të ngjashme)
– që zotërojnë njohuri të mira të gjuhës angleze
– që kanë njohuri të mira kompjuterike
– që janë të aftë të punojnë në grup, si dhe në mënyrë të pavarur

SI dhe KUR mund të aplikoni?
Mirëpresim CV dhe Shprehjen tuaj të Interesit (max. 300 fjalë) në adresën: info@em-al.org, brenda datës – 29 shtator 2017, me Subjektin: “Aplikim për Praktikë”. Gjithashtu çdo dokument i dërguar duhet të emërtohet: “CV/Shprehje Interesi – Emër Mbiemër i aplikantit”.

Pas shqyrtimit të aplikimeve, kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për Intervistë.
Mirëpresim sugjerimet tuaja për ide që mund të kenë ndikim pozitiv në zhvillimin e kësaj eksperience.

Ju ftojmë ta ndani këtë thirrje dhe me miqtë apo rrjetin tuaj!

Ju urojmë suksese!

Njoftimi zyrtar: LINK

Share This:

Leave a Comment