Praktikë në Ambasadën Hollandeze

A jeni diplomuar së fundmi ose jeni në vitin e fundit të studimeve master në degën e Ekonomisë? A jeni i interesuar të punoni në një Ambasadë dhe të eksploroni sferën e Diplomacisë Ekonomike? Nëse po, atëherë Ambasada Hollandeze në Tiranë është një mundësi e mirë që të filloni karrierën tuaj.

Ambasada e Hollandës në Tiranë po kërkon një nëpunës ekonomik entuziast dhe ambicioz për t’u bashkuar në zyrën e Ambasadës Hollandeze në Tiranë për çështjet ekonomike dhe tregtare, për një periudhë gjashtëmujore, duke filluar nga shtatori / tetori 2018 deri në shkurt / mars 2019.

Kjo mundësi vlen vetëm për studentët shqiptarë!

Ambasada e Hollandës është një punëdhënës që ofron mundësi të barabarta dhe nuk diskriminon dhe përzgjedh në bazë të gjinisë, moshës, orientimit seksual, kulturës, fesë apo ngjyrës. Ambasada e Hollandës inkurajon edhe kandidatët me aftësi të kufizuara që të aplikojnë.

Të interesuarit janë të mirëpritur të dërgojnë aplikimin e tyre deri më 12 gusht, ora 21: 00 në adresën  tir@minbuza.nl. Për më shumë informacione, klikoni në këtë LINK.

Leave a Comment