Praktikë e paguar si Menaxher Projekti në Torino

Kompania italiane e programeve kompjuterike Deltatre ka hapur aplikimet për pozicionin e praktikantit për Menaxher projekti. Praktika është parashikuar të jetë e paguar dhe të zgjasë 6 muaj.

 

Përgjegjësitë kryesore

  • Menaxhimi i faqes së internetit
  • Të mbledhë kërkesat e klientit për të krijuar planet e projektit dhe kërkesat e dokumenteve
  • Të kontribuojë në drejtimin krijues, teknik dhe strategjik të projektit duke punuar si pjesë kyçe e një ekipi shumë të aftë multi-disiplinor
  • Të menaxhojë marrëdhëniet me palët e interesuara, që nga klientët deri te niveli i Bordit
  • Të projektojë arkitekturën e informacionit dhe skicat komplekse të tyre
  • Të identifikojë dhe vlerësojë rreziqet/çështjet e projektit dhe të jetë në gjendje të hartojë dhe zbatojë strategjitë efektive lehtësuese
  • Të menaxhojë buxhetin
  • Të sigurojë raporte mujore të brendshme dhe të jashtme të statusit të projektit
  • Të mbajë informacione të hollësishme për të gjitha takimet me palët e interesuara
  • Të vendosë prioritete për sa i përket nevojave të projektit

Si të aplikoni?

Kompania është e angazhuar që t’ju sigurojmë të gjithëve mundësi të barabarta.

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë një letër të shkurtër aplikimi dhe një CV me e-mail në  recruitment.media@deltatre.com. Në këtë adresë e-maili gjithashtu mund të drejtoni pyetje për informacione të tjera lidhur me praktikën.

 

Leave a Comment