Praktikë e paguar nga Komisioni Evropian

Përshkrimi
Çdo vit, Komisioni Evropian ofron praktika të paguara. Duke filluar nga 1 marsi ose 1 tetori, pjesëmarrësit fitojnë eksperiencë në politikën e BE-së në një mjedis multikulturor. Praktika do të zhvillohet në bazë të fushës që do ju caktohet. Për shembull, ju mund të punoni në fushën e ligjeve, burimeve njerëzore, politikave mjedisore etj.
Ekzistojnë dy periudha trajnimi në vit:
- Nga maris deri në fund të korrikut
- Nga tetori deri në fund të shkurtit të vitit vijues
Çfarë ofron praktika?
- Njohuri për Bashkimin Evropian – njohuri për proceset dhe politikat e Institucioneve Evropiane
- Përvojë praktike – një mundësi për të luajtur një rol në Komision
- Mundësia për të vënë në praktikë teoritë akademike.
Si do të organizohet dita e pjesëmarrësve?
- Pjesëmarrja dhe organizimi i takimeve, grupeve të punës, forumeve, dëgjimeve publike;
- Hulumtimi dhe përpilimi i dokumenteve, raporteve, konsultimeve, përgjigjjeve të pyetjeve
- Drejtimi i projekteve.
Kritere:
Programi i praktikës është i hapur për të diplomuarit në universitete të cilët:
- Kanë një diplomë universitare ose ekuivalente, të paktën 3 vjet studimi, që korrespondon me një cikël të plotë studimi (Bachelori);
- Keni njohuri shumë të mirë (niveli C sipas Kuadrit të Përbashkët Europian të Referencës për Gjuhët) të dy gjuhëve zyrtare të BE-së, njëra prej të cilave do të jetë pjesë e komunikimit në trajnim: anglishtja, frëngjishtja ose gjermanishtja. Për shtetasit që nuk janë pjesë e BE-së kërkohet të dihet vetëm një gjuhë.
- Të mos ketë përvojë të mëparshme pune, me një periudhë më shumë se 6 javë në çdo institucion të Bashkimit Europian, organ apo agjensi të Bashkimit Europian, delegacionet e Bashkimit Europian, me deputetët e parlamentit ose me avokatët e përgjithshëm në Gjykatën Europiane.
Për të gjetur më shumë informacine se kush mund të aplikojë, klikoni në këtë LINK.
Përfitimet:
Do të jepet një page mujore me një vlerë prej 1,176.83 euro.
Si të aplikoni?
Për më shumë informacione rreth procedurës së aplikimit, klikoni në këtë LINK.
Për më shumë informacione ju lutemi vizitoni faqen zyrtare.
Afati i fundit: 31 gusht 2018
Kush mund të aplikojë: shtetas të vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe shtetas të vendeve që nuk janë anëtare të Bashkimit Europian