Praktikë e paguar nga Kombet e Bashkuara

Afati i fundit i aplikimit: 10 shtator 2017
Kush mund të aplikojë: studentët ndërkombëtarë
Përfitimet: Pagesë mujore prej 450 eurosh

Lab Learning është një nga ekipet e programit në UNSSC, duke kërkuar t’u ofrojë organizatave të sistemit të OKB-së dhe stafit zgjidhje inovative dhe me kosto efektive për të mbështetur zhvillimin e stafit dhe rritjen e kompetencave të mësimit, menaxhimit dhe komunikimit dhe aftësive organizative.

Kriteret e aplikimit:

Aplikantët mund të meren në konsideratë nëse plotësojnë njërën nga këto kritere që vijojnë:

Janë të regjistruar në Master ose në Ph.D.;
Janë të regjistruar në vitin e fundit të programit Bachelor;
Janë brenda një viti pas diplomimit nga Bachelor, Master ose Ph.D.

Përvoja:
Përvoja e mëparshme e punës nuk kërkohet;
Portofoli ose dëshmia e aftësive është shumë e dëshirueshme;
Përvoja e mëparshme në analizën cilësore të të dhënave është një pasuri.

Kompetencat e gjuhëve:
Shkathtësi (me shkrim dhe me gojë) në gjuhën angleze.
Aftesi kompjuterike:
Shkathtësi të shkëlqyera kompjuterike në Microsoft Office;
Njohja me të mësuarit në internet dhe mjetet e mediave sociale;

Aftësi dhe kompetenca të tjera:
Aftësi për të mësuar dhe për të vepruar në një mjedis të shpejtë;
Aftësi për të punuar në mënyrë efektive si pjesë e një ekipi;
Motivim i lartë me një dëshirë për të mësuar dhe rritur profesionalisht.

Si të aplikoni?

Kandidatët e kualifikuar të interesuar për të bërë këtë praktikë  duhet të dorëzojnë në gjuhën angleze:

Një curriculum vitae;
Një letër motivuese;
Për aplikantët të cilët aktualisht janë të regjistruar në një program shkolle, kërkohet një miratim nga Universiteti i tyre ose nga institucioni sponsorizues;
Aplikimet duhet të dorëzohen me email në recruitment@unssc.org ose me faks: (0039) 011 65359 02;
Ju lutem në subjektin e email shkruani “Application for Internship vacancy announcement 006.″.

Për më shumë informacion klikoni këtu

Leave a Comment