Praktikë e paguar nga Google në Australi

Afati i aplikimit: 31 Korrik 2015

Google është duke pranuar aplikime nga kandidatë për Internshipin e  saj MBA 2015 në Sidnej Australi. Sidnej është një nga qendrat inxhinierike më të mëdha globale të Google.

Projektet e praktikës do të përcaktohen bazuar në përvojën, aftësitë dhe interesat e studentit. Nëse jeni të interesuar në një fushë të veçantë, ju lutemi sigurohuni që t’a përfshini atë në CV-në tuaj.

Kjo është një praktikë me kohë të plotë 10-12 javë, e paguar për studentët e MBA.

Kriteret për t’u pranuar:

Minimumi i kualifikimeve:

  • Kandidati duhet të jetë në vitin e parafundit të studimeve në një program me MBA kohë të plotë, i cili diplomohet në vitin 2016.
  • Të jetë i aftë të kryejë minimumi 8 javë të programit të caktuar
  • Të kthehet në përfundimin e studimeve me kohë të plotë, pas përfundimit të praktikës

Kualifikimet e kërkuara

  • Eksperiencë pune në programet MBA në fushat:
  • Shitje, Reklama, Konsulencë, Analiza, Shërbimi ndaj klientit, Marketing, Financë, Operacionet teknike etj
  • Interes në teknologjinë e Internetit dhe Google-it
  • etj

Si të aplikoni?

Plotësoni aplikimin online në këtë LINK.

Për më shumë informacion, ju lutemi vizioni këtë faqe:  Google Careers.

 

Leave a Comment