Praktikë e paguar në Qendrën Rinore Politike të Ukrainës

Qendra rinore politike e Ukrainës po kërkon një praktikant/e për t’iu bashkuar ekipit të tyre në Kiev të Ukrainës për periudhën gusht – tetor 2018 (2 muaj).
Praktikanti do të mbështesë ekipin e Komunikimit të Qendrës rinore politike të Ukrainës dhe do të jetë i përfshirë drejtpërdrejt në komunikimin me kolegët gjermanë të cilët do të vijnë në Kiev për të zbatuar një projekt sociokulturor për fëmijët. Ky është një projekt unik për rehabilitimin social dhe psikologjik të fëmijëve që kanë përjetuar trauma, duke përdorur mjete të ndryshme artistike (vallëzim, këndim, dramatizim etj.) Praktikanti do të menaxhojë detyrat e komunikimit në kuadër të këtij projekti (përkthimi nga gjermanishtja në gjuhën ukrainase / rusisht). Për këtë arsye puna do të përfshijë një sërë detyrash administrative.
Kriteret:
- Diplomë universiteti, e cila preferohet në degët e Marrëdhënieve me Publikun, Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Filologji, Sociologji etj. ose studentë në vitin e fundit të universitetit;
- Aftësi për të folur gjuhën gjermane (e domosdoshme) dhe një nivel i mirë i gjuhës angleze (jo i detyrueshëm);
- Aftësi në përdorimin e kompjuterit (promovimi në media sociale);
- Aftësi në të shkruar, informim dhe komunikim, aftësi për të përshtatur mesazhe për audienca të ndryshme;
- Aftësi të mira organizative dhe aftësi për të përmbushur detyrat në afatet e përcaktuara; aftësia për të punuar individualisht, por dhe në grup në një mjedis multikulturor;
- Gatishmëria për të punuar me fëmijët;
- Personalitet me aftësi të fuqishme ndërpersonale, komunikimi dhe njohjeje dhe një qëndrim fleksibël, kreativ dhe dinamik.
Afati: 31 korrik 2018
Kush mund të aplikojë: individë nga e gjithë bota
Përfitimet:
Qendra rinore politike e Ukrainës ofron një mjedis pune multikulturor dhe dinamik. Qendra do të sigurojë akomodimin nëse është e nevojshme. Praktika do të paguhet.
Si të aplikoni?
Aplikimet duhet të shkruhen në gjermanisht dhe të shoqërohen nga një CV e detajuar (maksimumi 2 faqe) dhe një letër motivimi (maksimumi 1 faqe). Ato duhet të dërgohen në e-mail duke shkruar “INTERN (gjermanisht)” në rreshtin e subjektit dhe të dërgohen në adresën: office@euypc.org.ua
Për më shumë informacione ju lutemi vizitoni faqen zyrtare.