Praktikë e paguar në Parlamentin Gjerman

A doni të merrni pjesë në praktikën e parlamentit gjerman?
Bursa Ndërkombëtare Parlamentare e Bundestagu-t Gjerman (IPS) ju mundëson ndjekjen nga afër të aktivitetit të përditshëm parlamentar gjerman përgjatë pesë muajve. Gjatë kësaj kohe do të punoni në zyrën e një deputeti , si dhe do të keni mundësinë të ndiqni leksione pranë universiteteve të Berlinit. Bundestagu Gjerman së bashku me Universitetin e Lirë të Berlinit, Universitetin Humboldt të Berlinit dhe Universitetin Teknik të Berlinit jep çdo vit bursa për të diplomuarit e rinj nga 42 vende. Programi zgjat çdo vit nga 1 Marsi deri më 31 Korrik.
Nëse keni njohuri shumë të mira në gjuhën gjermane, keni përmbyllur studimet ose jeni pak përpara përmbylljes, jeni më të rinj se 30 vjeç si dhe keni shtetësinë shqiptare, mund të aplikoni për këtë bursë deri më 31 korrik 2018.
Bursa përfshin një pagesë mujore prej 500 euro, akomodim falas dhe sigurimin shëndetësor. Gjithashtu janë të mbuluara kostot e udhëtimit, vajtje-ardhje.
Afati i aplikimit: 31 korrik 2018
Për më shumë informacione rreth procedurës së aplikimit klikoni në këtë LINK.
Për më shumë informacione klikoni në këtë LINK.