Praktikë e paguar në Kolegjin e NATO-s, Itali

Kohëzgjatja e praktikës: 5 muaj.
A është e paguar praktika?
Shpërblimi: Praktikantët do të marrin një shumë totale prej 800 euro në muaj. Pagesa nuk është e përjashtuar nga taksat në vendin origjinal të kandidatit.
Sigurimi: Praktikantët duhet të kenë sigurim shëndetësor, dhe do t’iu kërkohet të nënshkruajnë një vërtetim të sigurimit shëndetësor.
Praktika është e vlefshme për studentë ndërkombëtar: Shtetasit e shteteve anëtare të NATO-s (Shqipëria, Belgjika, Bullgaria, Kanadaja, Kroacia, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Islanda, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Holanda , Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Turqia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara) mund të aplikojnë për Programin e praktikës së NATO-s.
Kolegji i Mbrojtjes së NATO-s ofron Programin e praktikës për vendet e saj të shteteve anëtare. Studentët që studiojnë Shkenca Politike, Marrëdhënie Ndërkombëtare, Studime të Sigurisë, Studime Media, Gazetari, apo studime të ngjashme janë të ftuar të aplikojnë. Praktikantët duhet të kenë një nivel shumë të mirë të gjuhës angleze. Njohja e gjuhës frenge dhe / ose italisht do të jetë avantazh, por nuk është e domosdoshme.
Aplikimet pranohen deri më 31 mars të vitit 2016 për periudhën e praktikës 1 Shtator 2016 – 31 janar 2017.
Vendi i realizimit të Praktikës: Romë, Itali
Kriteret
Studentë dhe të diplomuar kohët e fundit:
-Mosha: Kandidatët duhet të jenë të paktën 21 vjeç dhe jo më të mëdhenj se 30 vjeç në kohën e praktikës.
-Kombësia: Shtetas të një shteti anëtar të NATO-s.
-Studimet: Studentë aktual (të paktën dy vjet në Universitet) ose të diplomuarit kohët e fundit (jo më shumë se 12 muaj më parë).
-Gjuha: Aftësi në gjuhën angleze.
-Të gjithë praktikantët duhet të kenë një deklaratë sigurie nga autoritetet kombëtare të tyre para se të punojnë në NATO. Procedura do të fillohet sapo kandidati të jetë përzgjedhur.
Si të aplikoni
Aplikantët duhet të dërgojnë në adresën: recruitment@ndc.nato.int
– Formularin e aplikimit (Anglisht) (mund t’a shkarkoni në këtë LINK)
– Curriculum Vitae
– Ese motivuese 1 faqe
Për më shumë informacione, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare në këtë LINK.
Eshte i perfshire akomodimi? Nqs po, ju lutem mund te me jepni disa detaje? Faleminderit.
Akomodimi eshte I perfshir ju lutem me ktheni nje pergjigje.
Akomodimi nuk është i përfshirë.