Praktikë e paguar në Insurance Europe në Bruksel

Afati i aplikimit: 2 tetor 2015

Praktikantët janë të nevojshëm për një praktikë të paguar në Insurance Europe. Insurance Europe është federata evropiane për sigurimet.

Insurance Europe, me bazë në Bruksel, përfaqëson ndërmarrjet që përbëjnë rreth 95% të të ardhurave totale premium evropiane. Sigurimet përbëjnë një kontribut të madh në rritjen ekonomike të Evropës dhe zhvillimin e saj. Praktikanti do të jetë përgjegjës për të siguruar mbështetje në përpunimin, analizimin dhe interpretimin e të dhënave për çështje të ndryshme përkatëse për Insurance Europe.

Përgjegjësitë

Detyrat e praktikantit do të përfshijnë:

  • Përditësimin dhe menaxhimin e bazës së të dhënave statistikore;
  • Përgatitja dhe analizimi i të dhënave duke organizuar informacionin dhe kontrollin për ndonjë pasaktësi;
  • Ndihmesë në analizën e të dhënave makro-ekonomike, përpilimin e raportvee dhe skemave që përshkruajnë dhe interpretojnë rezultatet e analizave;
  • Other day-to-day duties as assigned under supervision of the head of department.

Pagesa

  • Praktika është e paguar për gjashtë muaj. Kjo praktikë gjithashtu siguron një mundësi të madhe për të fituar përvojë të vlefshme pune në një organizatë ndërkombëtare.

Kriteret

Aplikantët duhet

  • Të kenë diplomë universitare në matematikë, statistikë, ekonomi apo fusha të ngjashme;
  • Të ketë aftësi të forta analitike dhe organizative;
  • Të ketë aftësi të forta informatike, veçanërisht në Excel dhe Access (përvojë me SharePoint është një avantazh);
  • Të punojë në ekip;
  • Të jetë proaktiv;
  • Të ketë aftësi për të punuar në një mjedis multi-kulturor;
  • Të ketë njohuri në industrinë së sigurimeve. Kjo do të shërbejë si një avantazh;
  • Të jetë i aftë në gjuhën angleze.

Procesi i aplikimit

Dërgoni letrën e aplikimit dhe Curriculum Vitae në Insurance Europe, Rue Montoyer 51, 1000 Bruxelles, tek Koen Ameye (e-mail: hr@insuranceeurope.eu).

Për më shumë informacion, vizitoni Insurance Europe Internship

Leave a Comment