Praktikë e paguar në Hollandë

Afati i aplikimit: 4 Shtator 2015
Kush mund të aplikojë?

Aplikantët me nivel të avancuar të gjuhës angleze dhe aftësi të shkëlqyera komunikimi
Pagesa: Rrogë mujore prej EUR 900

Përshkrimi

Global Reporting Initiative (GRI) është një organizatë ndërkombëtare e pavarur që funksionon që prej vitit 1997.

GRI ndihmon bizneset, qeveritë dhe organizatat e tjera të kuptojnë dhe të komunikojnë ndikimin e biznesit në çështjet kritike të qëndrueshmërisë të tilla si ndryshimi i klimës, të drejtat e njeriut, korrupsioni dhe shumë të tjera.

Me mijëra gazetarë në mbi 90 vende, GRI siguron standardet më të besuara dhe të përdorura gjerësisht në botë për raportimin e qëndrueshmërisë, duke bërë të mundur që organizatat dhe aktorët e tyre të marrin vendimet më të mira në bazë të informacioneve.

 

 

GRI është në kërkim për të rekrutuar një praktikant të interesuar në një karrierë jo-fitimprurëse dhe duke fituar aftësitë thelbësore në menaxhimin e eventeve, komunikim dhe  menaxhim i përgjithshëm. Praktika është në dispozicion për 6 muaj me kohë të plotë (40 orë në javë), me datë fillimi sa më shpejt të jetë e mundur (më 14 shtator 2015).

Praktikanti do të punojë për ekipin e Marketing Communications, në bashkëpunim të ngushtë me Senior Coordinator Conference & Events dhe External Engagements & Events Coordinator në Amsterdam , Holandë. Praktikanti do të ketë detyrat e mëposhtme:

  • Të ndihmojë me logjistikë dhe planifikimin e eventeve të GRI dhe eventeve dytësore;
  • Ofrimi i mbështetjes në përpunimin e informacionit të GRI;
  • Mbështetje për përgatitjen e axhendës për organizimin e takimeve të komisionit për eventet e GRI dhe duke mbajtur procesverbalet  e takimeve;
  • Mbështetje në vijimësinë e correspondences me e-mail;
  • Mbledhjen e informacionit për angazhimet e jashtme për të mbështetur komitetin organizativ në bërjen e vlerësimeve/ rekomandimeve;
  • Mbështetje në përditësimin e eventeve në faqen e internetit të GRI;
  • etj

Kriteret

Të gjithë aplikantët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

Rrjedhshmëri në anglishten e shkruar dhe të folur;

Interes në një karrierë që përfshin eventet dhe komunikimin; Aftësi të shkëlqyera komunikimi;

Karakteristika personale si saktësia dhe ndërgjegjia për të punuar;

Aftësi për të punuar me individë nga një sërë përgatitjesh të ndryshme;

Si të aplikoni?

Afati i fundit për aplikimet është 4 shtator 2015 para orës 12 në mesditë. Njerëzit e interesuar që kanë të drejtë të punojnë në Holandë kërkohet të dorëzojnë një CV të detajuar dhe një letër të shkurtër motivimi që përshkruan se si ky pozicion mund të përmirësojë qëllimet e tyre të ardhshme dhe synimet në fushën e qëndrueshmërisë.

Aplikantët duhet t’i dërgojnë në dokumentat e mësipërm në Anglisht, në Departamentin e Burimeve Njerëzore në recruitment@globalreporting.org.

Për më shumë informacione, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare.

 

Leave a Comment