Praktikë e paguar në Hollandë

Përshkrimi

Qendra e Hagës për Studime Strategjike (HCSS) në Hollandë është duke kërkuar për një praktikant në PR dhe Komunikim. HCSS ofron një internship dinamik në një organizatë ndërkombëtare, ku do të punoni në tema të ndryshme si trendet globale, siguria ndërkombëtare, siguria kibernetike dhe mungesa e burimeve.

Përgjegjësitë mund të përfshijnë, ndër të tjera: redaktimi i artikullit, krijimi dhe hartimi i përmbajtjes së mediave sociale, hartimi i lajmeve për shtyp dhe newsletters, mbështetja e monitorimit të mediave të HCSS, ndihma në zhvillimin e fushatave të mediave sociale, përditësimi dhe mirëmbajtja e kanaleve të mediave sociale, për promovimin e publikimeve të HCSS.

Praktikanti do të mbikëqyret nga koordinatorët e praktikës. Në fillim të stazhit, praktikanti do të shkruajë një Plan Zhvillimi Personal në konsultim me koordinatorët, për të identifikuar qëllimet e mësimit. Gjatë praktikës, do të ketë tre takime vlerësimi për të ndjekur progresin e praktikantit.

Afati i aplikimit: 1 mars 2018

Kush mund të aplikojë: studentë ndërkombëtarë

Kategoria: Praktikë e paguar

Për të tjera detaje lidhur me kriteret dhe mënyrën e aplikimit, ju lutemi aplikoni në këtë LINK

Leave a Comment