Praktikë e paguar në “Fshatrat Ndërkombëtar SOS të Fëmijëve”

Afati i aplikimit: 16 Gusht 2015
Kush mund të aplikojë?
Aplikantë me një diplomë universitare dhe njohuri të shkëlqyera në Anglisht
Çfarë ofrohet?
Pagë fikse mujore prej 1,050 EUR
Përshkrimi
“Fshatrat Ndërkombëtar SOS të Fëmijëve” është federatë globale e 117 shoqatave të Fshatrave Kombëtare SOS të Fëmijëve, duke punuar së bashku me një vizion të vetëm: për të siguruar që çdo fëmijë të rritet me dashuri, siguri dhe respekt. “Fshatrat Ndërkombëtar SOS të Fëmijëve” është duke kërkuar për një praktikant për zyrën e saj COO në Vjenë, Austri. Kontrata është e kufizuar deri në fund të 2015. Praktikanti do të ketë përgjegjësitë e mëposhtme:
- Mbështetje për një ekip projekti në rishikimin / monitorimin e të dhënave dhe raporteve të ofruara nga Rajonet dhe zgjidhja e çështjeve me këto raporte;
- Përgatitja e raporteve, prezantimeve dhe përmbajtjeve të tjera për Ekipin e Menaxhimit dhe organet Juridike;
- Përditësimi i dokumenteve
Kriteret
Të gjithë aplikantët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- Diplomë universitare ose të ngjashme;
- Aftësi në përdorimin e MS-Office;
- Eksperienca në punë administrative është përparësi;
- Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës angleze;
Pagesa
Pozita shpërblehet me një rrogë fikse bruto prej 1050 EUR në muaj. Praktika është gjithashtu një mundësi e madhe për të mësuar dhe për të fituar përvojë në një mjedis shumëkulturor ndërkombëtar të punës.
Si të aplikoni?
Afati i fundit për aplikim është 16 Gusht 2015. Nëse jeni të interesuar për këtë pozicion, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe letrën e aplikimit me e-mail për personal@sos-kd.org.
Për më tepër informacione ju lutemi vizitoni faqen zyrtare.