Praktikë e paguar në Deutsche Welle, Gjermani

Deutsche Welle është organizatë lider e Gjermanisë për zhvillimin e medias ndërkombëtare. Praktikat janë të mundshme në të gjitha fushat ku punojnë gazetarët e DW: televizion, internet, radio, komunikim dhe Akademie DW.
Si praktikant ju do të përfshiheni në rutinën e përditshme të departamentit; duke marrë përsipër detyra gazetareske apo editoriale në varësi të përvojës gazetareske që ju keni.
Departamenti Multimedia i Rajoneve në Bon ofron praktika në radio dhe në internet në 30 gjuhë. Departamenti Multimedia Global ofron praktika televizive në Berlin. Programet televizive transmetohen në arabisht, gjermanisht, anglisht dhe në spanjisht.
Afati i aplikimit: 30 Tetor, 2015
Vendi: Gjermani.
Periudha e praktikës: 6 muaj
Kriteret:
Për të aplikuar për një praktikë në DW, ju duhet:
- Të keni përfunduar të paktën 3 semestra akademikë
- Të keni një eksperiencë fillestare gazetarie në TV, radio dhe/ose online
Aplikantët të cilët kanë gjuhë të parë arabishten, anglishten ose spanjishten mund të aplikojnë për një praktikë televizive në atë gjuhë.
Pagesa
Paga pasqyron kualifikimet tuaja dhe fillon që nga 310 euro në muaj.
Aplikimi:
Ju duhet të paraqisni (me postë ose e-mail), dokumentet e mëposhtme në Anglisht ose Gjermanisht:
- Një letër ku deklaroni afatin e dëshiruar, departamentin editorial dhe fushën (lajme, biznes, sport, kultur apo çështjet aktuale)
- CV dhe foton tuaj
- Konfirmimi i regjistrimit
- Një përshkrim të eksperiencës tuaj praktike gazetareske
- Punime tuaja të shkruara dhe botuara, 3 – 5 punime; (shëmim nga DW: we do not accept electronic data carriers for this)
- Dëshmi të aftësive gjuhësore, nëse jeni të interesuar për të punuar në një departament të gjuhës së huaj
Për praktika në Bonn, që fokusohen në radio/online, Akademinë DW or komunikim ju lutemi aplikoni në:
Deutsche Welle
Journalistische Ausbildung
Dr. Helmut Osang
Kurt-Schumacher-Strasse 3
53113 Bonn
E-mail: jouausb@dw.de
Për praktika në TV, në Berlin ju lutemi aplikoni në:
Deutsche Welle
Multimedia Global
Fabian von der Mark
Voltastrasse 6
13355 Berlin
E-mail: fabian.von-der-mark@dw.de
Për praktika në televizionin e Berlinit, ndërmjet janarit dhe qershorit ju do të duhet të aplikoni para mbarimit të tetorit; do të njoftoheni për vendimin në nëntor.
Për praktika që zgjasin ndërmjet korrikut dhe dhjetorit ju do të duhet të aplikoni në prill; do të njoftoheni në maj.
Ju lutemi vizitoni faqen zyrtare në këtë LINK