Praktikë e paguar në Bruksel

Kush mund të aplikojë: aplikantë me përgatitje akademike në shkenca politike, shkenca sociale, gazetari, komunikim, ligj ose fusha të ngjashme

Pozicioni: I paguar

Afati i aplikimit: 24 Shkurt 2016

Përshkrimi

Bruegel është duke rekrutuar një praktikant për 6 muaj, në Ekipin e Komunikimeve dhe Eventeve. Bruegel ofron një periudhë interesante dhe sfiduese për një eksperiencë punë dhe mësimi me ekspertët më të mire në Bruksel, me mundësinë për të fituar njohuri specifike në komunikim.

Bruegel është një “think tank” Evropian i specializuar në ekonomi. Themeluar në vitin 2005, Bruegel është i pavarur dhe jo doktrinor. Misioni i saj është të përmirësojë cilësinë e politikave ekonomike me hulumtime, analiza të bazuara në kërkime dhe debate. Ata janë të angazhuar për paanshmërinë, transparencën dhe përsosmërin. Anëtarësimi i Bruegel përfshin qeveritë shtetërore anëtare të BE-së, korporatat ndërkombëtare dhe institucionet.

Kriteret

  • Përgatitje akademike në shkenca politike, shkenca sociale, gazetari, komunikim, ligj ose fusha të ngjashme;
  • Interes në politika ekonomike dhe njohuri në çështjet Evropiane;
  • Të disponueshëm për 6 muaj, me kohë të plotë, duke filluar që nga fillimi i Prillit 2016;
  • Kandidati i përzgjedhur preferohet të aplikojë për praktikën e parë ose mos të ketë më shumë se një eksperiencë praktike më parë, jashtë studimeve;
  • Njohuri të shkëlqyera të Anglishtes së shkruar dhe të folur. Njohuri të gjuhëve të tjera Evropiane dhe/ose kinezçe përbëjnë avantazh.

Shpërblimi

Praktika është e paguar, me kohë të plotë dhe me vendodhje në zyrat e Bruegel në Bruksel.

Si të aplikoni?

  • Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi aplikoni përmes Linkedin;
  • Bashkëngjisni një letër motivimi me CV-në tuaj. Ju lutemi vini re se aplikimet që kanë të përshirë edhe letrën e motivimit do të merren në konsideratë;
  • Intervistat do të bëhen në Bruksel ose përmes Skype gjatë gjysmës së shkurtit.

Afati për të aplikuar është data 24 Shkurt 2016.

Për më shumë informacione ju lutemi vizitoni faqen zyrtare.

 

Leave a Comment