Praktikë e paguar në Bruksel

Përshkrimi
Polis është duke kërkuar për një praktikant të komunikimit në sekretariatin e saj në Bruksel. Praktikanti do të mbështesë ekipin e Polis me aktivitete të komunikimit (website, newsletter, evente) dhe që do të kryhen në kuadër të projekteve evropiane të transportit urban.
Praktika do të ofrojë një mundësi unike për të marrë eksperiencë me një gamë të larmishme të aktiviteteve të komunikimit në një kontekst ndërkombëtar. Kjo mundësi është një praktikë 5-mujore me kohë të plotë, nga 15 qershori deri në 15 nëntor 2016 në Bruksel.
Kriteret
Kandidatët me një përgatitje në fushën e komunikimit dhe lëvizshmërisë urbane janë të inkurajuar veçanërisht për të aplikuar. Kandidati i suksesshëm pritet që të ketë:
- Njohuri shumë të mira të Anglishtes së shkruar dhe të folur;
- Të ketë përfunduar studimet universitare, preferohen në fushën e komunikimit;
- Eksperiencë me zhvillimin e mjeteve të komunikimit në Anglisht, psh krijimi i artikujve për buletine, deklarata shtypi, përmbajtje website, broshura etj;
- Njohuritë në menaxhimin e projekteve Evropiane do të jenë avanzazh.
Pagesa
Praktikanti do të paguhet 751 Euro në muaj.
Si të aplikoni?
Për të aplikuar, ju lutemi dërgoni një letër motivimi dhe CV tek Karen Vancluysen polis@polisnetwork.eu para datës 25 Maj 2016.
Për më shumë informacione, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare duke klikuar në këtë LINK.