Praktikë e paguar në Belgjikë

Përshkrimi
European Foundation Centre, me qendër në Bruksel, është platformë e filantropisë institucionale me fokus në Evropë, por edhe me fokus në filantropinë globale. European Foundation Centre është një organizatë ndërkombëtare e përbëra nga 200 fondacione që punojnë në fusha të ndryshme si kultura, migrimi, shëndetësia, zhvillimi socio-ekonomik dhe punësimi, përsosmëria shkencore, të drejtat civile dhe të njeriut, mjedisi.
Detyrat e praktikantit:
- Shkrimi i raporteve të takimeve, prezantimeve, konferencave për shtyp, etj;
- Korrigjimi dhe redaktimi;
- Përditësimi i faqes së internetit të European Foundation Centre;
- Të japë kontributin e tij/saj në strategjinë e mediave sociale të European Foundation Centre;
- Përditësimi i bazës së të dhënave të mediave dhe anëtarëve;
- Ndihmë në organizimin dhe ndjekjen e takimeve të departamenteve dhe detyrave të tjera administrative që lidhen me aktivitetet e departamentit;
- Përmbushja e detyrave dhe mbështetja e organizimit të eventeve të promovuara nga European Foundation Centre dhe anëtarët e saj (udhëtimi dhe pjesëmarrja në takime jashtë vendit kur është e nevojshme).
Kriteret:
- Të jeni student ose i sapodiplomuar;
- Të keni aftësi shumë të mira në të folurën dhe të shkruarën e gjuhës angleze (njohja e gjuhëve të tjera do të ishte një avantazh);
- Keni një aftësi shumë të mirë organizative, komunikimi, shkrimi dhe redaktimi (të domoshdoshme);
- Të jenë të interesuar për të mësuar rreth filantropisë evropiane dhe shoqërisë civile;
- Të keni aftësi shumë të mira të përdorimit të kompjuterit (përpunim teksti, spreadsheets, databaza, CMS – WordPress mundësisht);
- Të jeni kreativ dhe entuziast;
- Të keni aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur, por edhe si pjesë e një ekipi me anëtarë nga vende të ndryshme të botës.
Përfitimet:
- Praktikë e paguar (780 euro/muaj) nga shtatori 2018 – gusht 2019;
- Kostot e transportit publik brenda Brukselit do të jenë të mbuluara;
- Ndihmë financiare për koston e biletës për t’u kthyer nga Belgjika në vendin tuaj, për shtetasot jo belgë (maksimumi 300 euro);
- Një kurs gjuhe falas (maksimumi 125 euro në vit);
- 12 ditë pushim;
- Kupona për drekën.
Si të aplikoni?
Dërgoni CV-në tuaj dhe një letër motovimi deri më 26 korrik 2018 në jobs@efc.be me subjekt emaili “Communications Intern”!”
Për më shumë informacione, ju lutem vizitoni faqen zyrtare.
Afati i fundit: 26 Korrik 2018