Praktikë e paguar me mundësi punësimi në Bruksel

Përshkimi

Eurideas Linguistic Services  është e specializuar në projektet e përkthimit dhe interpretimit në gjuhët evropiane dhe ndërkombëtare. Aktualisht organizata është në kërkim të një praktikanti për një periudhë 6-mujore në zyrat në Bruksel. Gjatë praktikës, kandidati do të kenë mundësi përfshihet në projektet e eventeve të komunikimit dhe menaxhimit.

Kriteret

  • Të kenë përfunduar së fundmi Bachelor-in, në studime Evropiane ose komunikim ose biznes;
  • Rrjedhshmëri në Anglisht dhe Frengjisht;
  • Aftësi të mira në komunikim;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur;
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe në menaxhimin e kohës.

Shpërblimi

  • Projekte interesante ndërkombëtare;
  • Mundësi për të qenë anëtar i një ekipi dinamik;
  • Një rrogë bazë mujore;
  • Mundësi për t’u punësuar pas përfundimit të praktikës;

Si të aplikoni?

Nëse jeni të interesuar, ju lutemi dërgoni CV-në dhe letrën tuaj të motivimit në adresën office@eurideas.eu. Ju lutemi përfshini në titullin e-emailit tuaj “Event organisation intern”. Afati për aplikim është 30 Prilli 2016.

Për të tjera informacione, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare duke klikuar në këtë LINK.

Leave a Comment