Praktikë e ofruar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Afati i aplikimit: 30 Shtator, 2015
Aplikimet tashmë janë të hapura për Programin e Praktikës nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Ky program Praktike ofron një gamë të gjerë mundësish për studentët, për të fituar njohuri në programet teknike dhe administrative të OBSH-së.
Kohëzgjatja e praktikës është 6-12 javë. Në raste përjashtimore, praktika mund të zgjatet deri në një maksimum prej 24 javësh në varësi të nevojave të njësisë teknike të OBSH-së dhe disponibilitetit tuaj.
Kriteret
Aplikantët duhet të jenë:
- Minimumi 20 vjeç në datën e aplikimit
- Duhet të kenë rrjedhshmëri në gjuhën zyrtare të përdorur në zyrat e OBSH-së (Anglisht ose Frengjisht)
- Të kenë përfunduar 3 vite studime të plota (nivel Bachelor ose ekuivalente) në një universitet ose institucion ekuivalent para fillimit të praktikës; ose
- të jenë të regjistruar në një program në nivel të avancuar në një shkollë diplomimi në kohën e aplikimit; ose
- të kenë një diplomë të parë në shëndet publik, fushën e mjekësisë apo sociale lidhur me punën teknike të OBSH ose një diplomë në një fushë që lidhet me menaxhimin, dhe janë duke aplikuar për një praktikë brenda gjashtë muajve të diplomimit.
- Personat që kanë të bëjnë me një anëtar të stafit të OBSH-së, psh djali/vajza, vëllai/motra nuk janë të ligjshëm për praktikën.
- Duhet të posedojë një pasaportë të shtetit anëtar të OBSH-së
- Duhet të ketë mbulim adekuat të sigurimit mjekësor gjatë gjithë periudhës së praktikave. Për praktikat me seli në Gjenevë, ky mbulim mjekësor duhet të përfshijë Zvicrën.
Përfitimet
- Një mjedis pune dinamik dhe ndërkombëtar
- Rritje profesionale dhe mundësi zhvillimi
Shënim: Praktikantët nuk janë të paguar dhe të gjitha shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit janë përgjegjësi e praktikantit ose institucionit sponsorizues
Si të aplikoni
Praktikë në Zyrat Qëndrore të OBSH-së në Gjenevë, Zvicër.
- Plotësoni aplikimin për praktikën, i cili përfshin detaje lidhur me arsimin dhe eksperiencën tuaj. Duhet të specifikoni fushën në të cilën shpresoni të fitoni praktikën në OBSH
- Duhet të shkruani rreth motivimit tuaj për të aplikuar për Praktikën.
Praktikat në një nga zyrat rajonale ose vendase
Nëse jeni të interesuar të aplikoni për një praktikë në një nga zyrat rajonale ose vendase ku një numër i kufizuar praktikash janë në dispozicion, ju lutemi kontaktojni ata direkt përmes adresave të e-mailit:
- Zyra Rajonale e OBSH-së për Afrikën afrgohrinterns@who.int
- Zyra Rajonale e OBSH-së për Amerikën: interns@paho.org
- Zyra Rajonale e OBSH-së për Evropën: interns@euro.who.int
- Zyra Rajonale e OBSH-së për Mesdheun Lindor: emrgohrs@who.int
- Zyra Rajonale e OBSH-së për Azinë Jug-Lindore: seinterns@who.int
- Zyra Rajonale e OBSH-së për Paqësorin Perëndimor: interns@wpro.who.int
Zyrat Qendrore të OBSH-së mund të pranojnë praktikantë në poste të jashtme:
- Qendra Ndërkombëtare e shërbimeve të OBSH-së: gsoffice@who.int
- Zyra Kobe e OBSH-së: wkc@wkc.who.int
Për më shumë informacione vizitoni Praktikat e OBSH-së ose vizitoni seksioni FAQ ose shkruani një e-mail në interns@who.int.