Praktikë 6-mujore e paguar në Bruksel

 

Përshkrimi

Transport & Environment (T&E), OJQ-ja me qendër në Bruksel, lider në promovimin e transportit të pastër në Evropë, është duke rekrutuar një kandidat për t’iu bashkuar ekipit të saj të transportit. Kandidati ideal do të ketë një diplomë në ekonomi dhe përvojë relevante në politikën e mjedisit dhe / ose të transportit, duke përfshirë edhe tematikat e lidhura me çmimet, modelimin, ose tema të tjera të rëndësishme të tilla si politikat e klimës së BE-së.

Praktikanti do të ndihmojë ekipin e transportit dhe automjeteve në zhvillimin dhe zbatimin e ideve të politikës. Kjo është një kontratë gjashtë-mujore fikse. Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore do të përfshijnë:

  • Kërkim, hartimi të politikave dhe zhvillimin dhe zbatimin e ideve të politikave;
  • Pjesëmarrje në seminare, takime dhe evente të tjera të palëve të interesuara;
  • Monitorimi i zhvillimeve industriale dhe rregullatore;
  • Mbështetje për stafin T&E

 

Kriteret

Për të aplikuar për praktikën, kërkohen aftësitë dhe kompetencat e mëposhtme:

  • Njohuri të mire dhe/ose eksperiencë relevante në ekonomi
  • Aftësi të mira në të shkruar dhe në komunikim duke përfshirë aftësitë për të sintetizuar çështje të politikave të komplikuara në produktet;
  • Gatishmëri për të mësuar dhe hulumtuar në çështjet e transportit. I/e mirë-organizuar dhe i/e aftë për të punuar në projekte të pavarur;
  • Aftësi të provuara për të punuar në mënyrë efektive në një ambient multikulturor dhe aftësi të mira ndërpersonale;
  • Njohuri të mira në Microsoft Excel;
  • Rrjedhshmëria në gjuhën angleze është e detyrueshme. Gjuha gjermane është një avantazh i madh

Pagesa

Pozicioni është me kohë të plotë, me një kontratë fikse 6-mujore dhe me një pagesë mujore prej 755 Euro.

Si të aplikoni?

Afati i aplikimit është 27 Nëntor 2015. Për të aplikuar ju lutemi dërgoni dokumentat e mëposhtme në adresën vacancy@transportenvironment.org:

  • CV;
  • Letër të shkurtër motivimi duke përshkruar pse doni të punoni në këtë organizatë (jo më shumë se një faqe);
  • Një faqe ese lidhur me atë se si e sheh kandidati rolin e çmimit dhe instrumentave ekonomik në ‘gjelbërimin’ dhe dekarbonizimin e transportit.

Për më shumë informacione, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare.

Leave a Comment