Praktikë 3-mujore në Studio Ligjore

Zyra e Karrierës, Fakulteti Drejtësisë në bashkëpunim me Studion Ligjore “Safe Partners” është e hapur për të mirëpritur studentë që duan të kryejnë internship. Kjo eksperiencë do t’i shërbeje për të vënë në praktikë dijet e marra në universitet, për t’u orientuar e komunikuar me institucione te ndryshme, për të mësuar që të hartojnë shkresa të ndryshme drejtuar institucioneve a gjykatës. Bazuar në performancën e përkushtimin tuaj, pas këtij internshipi do të keni mundësi punësimi pranë kësaj studioje. Kohëzgjatja e internship-it do të jetë 3 muaj.
Kriteret paraprake që aplikantët duhet të plotësojnë janë:
a) Studentë në vitin e fundit të ciklit Master
b) Alumni, ata të cilët kanë përfunduar studimet
c) Mesatare 8.5
d) Të zotërojnë gjuhën Angleze
e) Me aftësi shumë të mira komunikimi
f) Me vullnet dhe dëshirë për të punuar dhe sjellë ide të reja në Studio.
Për të interesuarit, shkruani në qendrakarrieres.fd.ut@gmail.com