Praktikë 3-mujore në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme

Shpallet programi i praktikës pranë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme

Në vijim të një tradite të krijuar prej disa vitesh, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme  (MEPJ) do të fillojë programin e praktikës së punës pranë këtij institucioni për të rinj të diplomuar.

Qëllimi i këtij programi është krijimi  i praktikës mësimore dhe profesionale për të rinjtë, të cilët shprehin interes mbi funksionimin e MEPJ-së dhe fushën e veprimit të saj. Të rinjve do t’u jepet mundësia të kontribuojnë dhe të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme të MEPJ-së si dhe të njohin më nga afër natyrën e punës në fushën e diplomacisë shqiptare dhe atë të huaj.

Programi i praktikës është i hapur për shtetasit shqiptarë mbi moshën 21 vjeç deri në moshën 30 vjeç. Ky program është i hapur për të rinjtë të cilët janë të pajisur me një diplomë të nivelit të parë. Praktika e punës ne MEPJ do të jetë 3-mujore, nga 1 Mars deri më 31 Maj 2018.  Plotësoni formularin e aplikimit formulari bashkelidhur duke e dërguar atë në adresën interns@mfa.gov.al. Aplikimet pranohen deri më 22 shkurt 2018.

Për më shumë informacione, klikoni në këtë LINK

Leave a Comment