Praktikë 3-mujore në “Lëvizjen Evropiane në Shqipëri”

EMA (European Movement Albania) hap Thirrjen për Praktikën 3-mujore periudha qershor-gusht 2016, duke ju ofruar një mundësi për hulumtim më të gjerë në fushën e procesit të integrimit të vendit dhe politikave të BE-së. Krahas vënies në dispozicion të bibliotekës së EMA-s, e cila përmban një numër të konsiderueshëm publikimesh në fushën e studimeve europiane, si praktikant ju do të keni mundësinë që të bëheni anëtarë të rrjetit të European Movement International. Kjo do të rrisë kontaktet dhe mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të karrierës profesionale.
Në përfundim të praktikës, ju do të pajiseni me një Certifikatë dhe Vërtetim Praktike.
Kriteret që duhet të plotësohen nga të interesuarit:
– të jenë të paktën në vitin e tretë të studimeve universitare me fokus (drejtësi, shkenca sociale dhe ekonomike, gazetari dhe të tjera të ngjashme)
– të zotërojnë njohuri mjaft të mira të gjuhës angleze
– të kenë njohuri të mira kompjuterike
– të jenë të aftë të punojnë në grup, si dhe në mënyrë të pavarur
Të gjithë të interesuarit janë të mirëpritur të dërgojnë CV dhe Shprehje Interesi (max. 300 fjalë) në adresën e e-mailit: info@em-al.org, deri më datë 7 qershor, ora 13:00 me Subjektin: Aplikim për Praktikë. Gjithashtu çdo dokument i dërguar të emërtohet: CV/Shprehje Interesi Emër Mbiemër i aplikantit.
Pas shqyrtimit të aplikimeve, kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen brenda datës 10 qershor për Intervistë.
Mirëpresim sugjerimet tuaja për ide që mund të kenë ndikim pozitiv në zhvillimin e kësaj eksperience.
Ju urojmë suksese!