Praktikë 3-mujore në Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA)

Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA) kërkon të rekrutojë praktikantë për periudhën  2 Maj 2016 – 29 Korrik 2016

Aktivitetet e parashikuara

Praktikantët pranë ADISA do të ndihmojnë me punë mbështetëse në Zyrën Pritëse të Zyrës Vendore te Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në varësi të punëve të nevojshme.

Praktika pranë ADISA është pa pagesë. ADISA ofron të ndihmojë praktikantët me dokumentet e nevojshme që vërtetojnë periudhën e praktikës, detyrat e ngarkuara, si dhe një vlerësim në fund të praktikës. Nëse periudha e praktikës njihet nga institucioni arsimor ku studioni apo jo, varet tërësisht nga ky institucion, por ADISA qëndron e gatshme t’ju ndihmojë për njohjen e kohës dhe punës suaj në shkëmbim të krediteve.

Përgjegjësitë:

  • Mbështetje të Zyrës Pritëse, sipas nevojës.
  • Ndjekje e zhvillimeve dhe përditësimeve të rëndësisshme nga Zyra Pritëse.
  • Menaxhim i marrëdhënieve me qytetarin/exit poll/ njohja e sitemit të aplikimeve.
  • Menaxhim dhe ndihmë në menaxhimin e radhës së qytetarëve.
  • Mbështetje administrative, sipas nevojës.

Kualifikimet e nevojshme:

  • Interes në shkenca juridike/ e drejtë civile/ e drejta e pronësisë; arsim i lartë i përgjithshëm.
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës shqipe dhe angleze; vlerësohen dhe njohuri të gjuhëve të huaja të tjera.
  • Aftësi të mira analitike, të komunikimit verbal.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për t’iu përgjigjur shpejt udhëzimeve.
  • Vlerësohet përvoja me menaxhimin e situatave problematike.
  • I disponueshëm për të punuar të paktën 18 orë në javë për një periudhë 12 javore.
  • Preferencë për studentë që kanë mbaruar dy vitet e para të studimeve universitare, ose që kanë përfunduar studimet universitare jo më larg se viti 2012.

Për të aplikuar plotësoni CV-në tuaj në formatin bashkëngjitur dhe dërgojeni në adresat: informacion@adisa.gov.al dhe eralda.brahimasi@adisa.gov.al

Shkarko Modeli i CV

Leave a Comment