Praktika profesionale falas për mësimin e gjuhës angleze

Një kurs online falas për zhvilimin profesional (CPD) të njerëzve që po e japin gjuhën angleze mësim, si gjuhë të huaj.
Përshkrimi
Ky kurs falas online është për mësuesit e gjuhës angleze në mbarë botën. Kjo do ju ndihmojë të zhvilloni aftësitë dhe praktikat që ju nevojiten për zhvillimin tuaj të vazhdueshëm profesional (CPD). Kursi do të jetë i dobishëm për mësuesit e gjuhës angleze në nivel primar, sekondar apo të lartë.
Çdo javë, do të përdoret një praktikë e ndryshme profesionale që ju ndihmon për t’u bërë një mësues i suksesshëm. Tema të përjavshme do të përfshijnë planifikimin e mësimit, menaxhimin e klasës, burimet e klasës dhe zhvillimin e vazhdueshëm profesional.
Intervista me video të shkurtra me mësues me përvojë do të jenë të kombinuara me filma në klasa nga e gjithë bota për të ilustruar çështjet kryesore të çdo jave. Tutorët e videove, Suzanne dhe Claire, do t’ju udhëheqin përmes përmbajtjes çdo javë, duke ofruar këshilla dhe materiale që shkarkohen në çdo fazë.
Kriteret
Kursi ka fokus mësuesit e gjuhës angleze në të gjitha nivelet. Niveli Intermediate i gjuhës angleze (rreth B1 në CEFR) është i nevojshëm.
Faqja zyrtare e kursit
I’m a clinical psychologist from Albania , and I’m interested to become part of your course .I’m waiting a response by you
Përshëndetje Lorenc!
Duhet të aplikosh në linkun që jepet në njoftim.
Faleminderit