Praktika në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Shqipërisë në botë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpall praktikën e punës në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore (PDK) të RSH-së në botë.
Qëllimi i këtij programi është mundësia për të përfituar një përvojë të vlefshme në fillimin e karrierës profesionale. Ky program është i hapur për të rinjtë dhe të rejat me origjinë shqiptare, të cilët shprehin interes mbi funksionimin e Përfaqësive/ Misioneve të RSH-së në botë dhe fushën e veprimtarisë të tyre. Praktikantëve do t’u jepet mundësia të kontribuojnë dhe të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme të Misionit/Ambasadës si dhe të njohin më nga afër natyrën e punës në fushën e diplomacisë shqiptare.
Praktikantët duhet të jenë të pajisur me një diplomë të nivelit të parë dhe të jenë aktualisht rezidentë në vendet ku gjenden PDK.
Praktika e punës do të jetë tremujore, nga 1 prill deri më 30 qershor 2018. Plotësoni formularin e aplikimit bashkëlidhur, ndërsa aplikimet pranohen deri më 15 mars 2018 në adresën interns@mfa.gov.al.
Lutem gjeni si më poshtë linkun me përfaqësitë diplomatike dhe konsullore që aktualisht pranojnë aplikime dhe kriteret për çdo praktikë.
Përfaqësitë diplomatike dhe konsullore që pranojnë aplikime dhe kriteret për çdo praktikë.