Praktika mësimore në Bashkinë e Tiranës

Bashkia Tiranë është një institucion publik vendor me një qasje bashkëkohore në zbatimin e politikave të menaxhimit të burimeve njerëzore. Bashkia Tiranë ofron një mundësi shumë të mirë praktike mësimore për të gjithë të rinjtë dhe të rejat që ndjekin studimet e larta universitare. Studentët që zgjedhin Bashkinë Tiranë për të kryer praktikën mësimore vendosen në një mjedis dinamik pune dhe ndërveprojnë me kolegët e çdo njësie organizative, të cilët ndajnë me ta eksperiencën e përditshme të punës. Gjatë praktikës mësimore studentët kanë mundësi të konsolidojnë njohuritë teorike duke ndërmarrë detyra konkrete nën mbikqyrjen e stafit të Bashkisë.

Kryerja e praktikës mësimore ndihmon studentët të krijojnë një kulturë të përgjithshme lidhur me organizimin dhe funksionimin e institucionit më të madh publik vendor në Shqipëri.

Për informacion të mëtejshëm rreth kritereve dhe modaliteteve të kryerjes së praktikës mësimore në Bashkinë Tiranë, jeni të lutur të klikoni në këtë LINK

Afatat e aplikimit për kryerjen e praktikës mësimore janë:

03-31 Janar për praktikat që do të zhvillohen gjatë 6 mujorit të parë të vitit (periudha shkurt-qershor)

01-30 Prill për praktikat që do të zhvillohen gjatë 6 mujorit të dytë të vitit (periudha korrik – dhjetor)

Per te aplikuar, ju lutem shkarkoni, plotesoni dhe dergoni formularin ne adresen kozeta.cani@tirana.al

Shkarkoni formularin e aplikimit në këtë LINK

Share This:

Leave a Comment