Pozicion vakant Mësues/e për mbështetje pas shkollore

Pozicion vakant Mësues/e për mbështetje pas shkollore
Profili: Matematike
Angazhimi: Me kohë të pjesshme
Terre des hommes Shqipëri kërkon të kontraktojë një mësues/e profili Matematikë, për klasa mbështetëse, me kohë të pjesëshme në kuadër të projektit “Mbështetja e familjeve, fëmijëve dhe të rinjve, ekspozuar ndaj migrimit në Lezhë dhe Shkodër”
Vendi: Shkodër
Periudha e angazhimi: 3 mujore
Përmbajtja e projektit
Terre des hommes në Shqipëri, në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër, dhe Lezhë po zbaton projektin “Mbështetja e familjeve, fëmijëve dhe të rinjve, ekspozuar ndaj migrimit në Lezhë dhe Shkodër” gjatë periudhës 1 Tetor 2017-30 Shtator 2018, mbështetur nga Bashkëpunimi Gjerman -GIZ.
Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të mbështesë dhe fuqizojë familjet, fëmijët dhe të rinjtë për të parandaluar emigrimin e pasigurt dhe në të njejtën kohë të ndihmojë në proceset ri-integruese pasi ata janë kthyer në vendin e tyre të origjinës.
Qëllimi i komponentit
Një ndër aktivitetet që do të zhvillohet për të arritur qëllimin është organizimi i klasave mbështetëse për fëmijët dhe të rinjtë e rikthyer nga emigirmi, për të siguruar ri-integrimin e tyre në sistemin e arsimor.
Funksionet themelore të punës
1. Planifikimi dhe zbatimi i aktiviteteve zhvillimore përkatëse
- Te organizohet (planifikim dhe zbatim) mësim plotësues pas orarit të rregullt të mësimit në shkollën që frekuntojnë fëmijët, përmes përshtatjes së metodave të mësimdhënies bazuar në nevojat e fëmijëve dhe të rinjve.
- Të sigurohet mbështetje akademike të fëmijëve që përballen me vështirësi në mësim – nxënie me qëllim të përmbushjes së kërkesave të kurrikulit;
- Te përdoret qasje individuale në udhëheqjen e procesit të të mësuarit;
- Te përdoret qasje pedagogjike me projekte ose nepermjet aktiviteteve kreative dhe praktike;
- Të përfshihet në aktivitete specifike në kuadër të zbatimit të shërbimeve komunitare multifunksionale në Qendrën Komunitare për Familjen nr 5;
2. Sigurimi i kujdesit të drejtpërdrejtë për fëmijët
- Të sigurohet një mjedis të ngrohtë dhe të sigurt për fëmijët qe të rriten dhe të mësojnë;
- Të ofrohet nje mbështetje emocionale për fëmijët me qëllim të rritjes së vetë-respektit, individualitetit, aftësive komunikuese si dhe kompetencat të tyre;
- Të motivojë fëmijët për të rritur rezultatet e mësim – nxënies dhe zhvillimin e sjelljeve pozitive sociale me fëmijët e tjerë brenda shkollës;
3. Komunikime me aktorë të ndryshme
- Mban kontakte të rregullta me stafin pedagogjik të shkollës dhe aktor ëve të tjerë që jan ë në kontakt me fëmijët dhe të rinjtë, në vecanti Qendrën Komunitare për Familjen nr 5, per të siguruar, aksesesin në shërbime të tjera mb ështet ëse sipas nevojave të fëmijeve;
- Organizon takime të rregullta dhe vizita me prindër në shtëpi të tyre me qëllim të identifikimit të mbështetjes shtesë të nevojshme për fëmijët dhe familjet e tyre;
4. Raportimi
- Mban regjistrin mbi vijueshmërinë dhe përmirësimin e rezultateve të mësim – nxënies së fëmijëve në bazë të të dhënave individuale (sipas formateve të Kornizës për Zbatimin e programit passhkollor;
- Përpilon raportin mujor, pasqyrën e ditëve të realizuara të punës dhe të dhëna të rregullta për fëmijët dhe përcjell në drejtorinë e shkollës, Qendrën Komunitare për Familjen nr 5, Bashkia Shkodër;
- Plotëson të dhënat rreth fëmijëve në baza ditore;
- Përcjell rastet e fëmijëve që tregojnë shenja të vijueshmërisë jo të rregullt dhe raporton në Ekipin për Parandalim dhe Reagim ndaj Braktisjes brenda shkollës;
Kualifikimet dhe përvoja
· Diplomë Universitare në mësuesi, profili Matematikë. · Njohuri mbi të drejtat e fëmijëve, dhe cështjet e mbrojtjes së fëmijeve · Aftësi shumë të mira komunikuese dhe pjekuri emocionale · Së paku 2 (dy) vite punë në profesion.
Politika për mbrojtjen e fëmijëve:
Titullari do të kryejë detyrat e tij/saj në pajtim me Politikën e Mbrojtjes së Fëmijës të Terre des hommes dhe dhe Konventën e të Drejtave të Fëmijëve .
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një CV dhe letër motivimi, në email adresën recruitment@tdhalbania.org
me subjekt: Mësues/e për mbështetje pas shkollore Shkodër
* Konkursi është i hapur nga 11.04.2018 deri me 17.04. 2018 .
* Aplikacionet e dërguara pas kësaj date nuk do të shqyrtohen.
* Vetëm kandidatët që hyjnë në rrethin e ngushtë të konkurimit do të kontaktohen.