Politika Publike dhe Qeverisja/ Trajnim falas nga Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë

THIRRJE PËR TRAJNIM
Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë organizon trajnimin POLITIKA PUBLIKE DHE QEVERISJA me qëllim përmirësimin e kuptimit, dijeve dhe aftësive politike të të rinjve.
Trajnimi do të ofrohet sipas kalendarit të mëposhtëm:
- Shkodër, 16 prill 2016
Afati i aplikimit: 01 prill 2016
Data e përzgjedhjes: 07 prill 2016
- Vlorë, 13 maj 2016
Afati i aplikimit: 01 maj 2016
Data e përzgjedhjes: 07 maj 2016
Trajnimi do të zgjasë një ditë të plotë, i ndarë në dy pjesë:
- Në pjesën e parë do të ofrohen njohuri dhe shpjegime teorike rreth politikave publike dhe qeverisjes. Të rinjtë do të aftësohen në studimin e këtyre temave në njohjen e politikës nga një specialist i fushës.
- Pjesa e dytë do të përqendrohet në zbatimin e njohurive teorike në raste dhe shembuj konkretë. Pjesëmarrësit do të analizojnë, diskutojnë dhe vendosin për politika të caktuara publike përmes ushtrimeve dhe rasteve studimore, duke punuar në grupe.
Kriteret e pjesëmarrjes
- Mosha 20-30 vjeç
- Njohuri fillestare rreth politikave publike dhe lidershipit
- Aftësi të mira komunikimi dhe të punuarit në grup
- Mundësi për të ndjekur trajnimin e plotë, gjatë gjithë ditës
Trajnimi ofrohet në gjuhën shqipe dhe pa pagesë.
Pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë.
Të rinjtë e interesuar për të marrë pjesë në këtë trajnim duhet të dërgojnë CV dhe një letër të shkurtër motivimi (max. 300 fjalë), në adresën office@idmc.al.