Plotësisht i financuar/ Samiti i të rinjve në Zvicër

60 të rinj të moshës 18-23 vjeç do të marrin pjesë në Samitin Global të Rinisë 2018 për një mundësi rinore të financuar plotësisht, një javë me seanca trajnuese, rrjetëzimi dhe seminare. Pjesëmarrësit do të mësojnë aftësi të tilla si fushata, mbledhja e fondeve, menaxhimi i projektit, lidershipi, marrëdhëniet publike, ‘pitching’ dhe plot të tjera!

2018 Changemakers do t’i bashkohen familjes globale të të rinjve që bëjnë një ndryshim në të gjithë botën dhe kanë të drejtën për të marrë fonde grantesh nga Global Changemakers.

Kush mund të aplikojë?

Pjesëmarrësit që mund të aplikojnë: sipërmarrësit e rinj frymëzues, interesantë, entuziastë, të vendosur, aktivistë të komunitetit, vullnetarë dhe aktivistë të cilët po punojnë drejt arritjes së SDG-ve anembanë globit. Pjesëmarrësit duhet të jenë në moshën 18 dhe 23 vjeç në kohën e samitit.

Çfarë mbulon programi?

Nëse zgjidheni, fluturimi juaj (nga aeroporti kryesor i vendit tuaj), transporti nga Zyrihu në samit, akomodimi dhe shpenzimet e ushqimit do të mbulohen gjatë kohëzgjatjes së samitit. Sigurimi i shëndetit dhe shpenzimet shtesë personale, si dhe vizat për të hyrë në Zvicër (për ata që iu nevojitet) nuk do të mbulohen.

Afati i aplikimit: 4 Mars 2018

Për më shumë detaje dhe mënyrën e aplikimit jeni të lutur të vizitoni faqen zyrtare në këtë LINK

 

Leave a Comment