Plotësisht i financuar/ Program për studentë në Zvicër

Afati i aplikimit: 31 Dhjetor 2018
Kush mund të aplikojë: aplikantët e regjistruar në program bachelor ose master
Përfitimet: bursa mbulon shpenzimet e akomodimit dhe jetesës
Pëshkrimi
Departamenti i Shkencave Kompjuterike në ETH Zyrih ofron një program të ri dhe interesant që u mundëson studentëve të diplomuar dhe atyre që janë në process diplomimi që të marrin përvojë kërkimore në këtë departament gjatë muajve të verës. Programi është i hapur për të gjithë studentët në mbarë botën. Departamenti është i angazhuar në rritjen e diversitetit në fushën e shkencave kompjuterike.
Programi do të zhvillohet nga 1 Korriku deri në 31 Gusht 2019
Mundësitë kërkimore që janë në dispozicion mbulojnë këto fusha:
- Teori and Algoritmikë;
- Sistemet e rrjetëzuara dhe kompjuterizimi paralel
- Sistemet kompjuterike
- Informacioi dhe siguria e sistemeve;
- Menaxhimi i të dhënave;
- Gjuhët e programimit dhe inxhinieria e programeve
- Informatika vizuale
Kriteret
Të gjithë aplikantët që përmbushin kriteret e mëposhtme mund të aplikojnë në këtë program:
- Ju duhet të ndiqni të gjithë programin në periudhën e paracaktuar
- Ju jeni duke ndjekur aktualisht programin tuaj bachelor ose master dhe data e diplomimit tuaj është në pranverën e vitit pas diplomimit.
Përfitimet
Shuma e bursës mbulon shpenzimet për strehim dhe jetesë. Shpenzimet e udhëtimit dhe të vizave do të mbulohen gjithashtu. Studentët mund të kërkojnë shpenzimet e udhëtimit kundrejt faturave në fillim të programit
Si të aplikoni?
Aplikimet duhet të bëhen përmes platformës online, duke klikuar në këtë LINK